Home / Kryesoret / Lajm i keq për Maqedoninë dhe Shqipërinë, deputetët holandezë votojnë kundër hapjes së negociatave

Lajm i keq për Maqedoninë dhe Shqipërinë, deputetët holandezë votojnë kundër hapjes së negociatave

Ndërkohë që Shqipëria pret hapjen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian, një lajm i keq vjen nga Holanda.

Rreth 125 deputetë të parlamentetit holandez kanë votuar kundër hapjes së negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë.
Sipas mediave holandeze, vendi ynë duhet të bëjë më shumë në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Kujtojmë se ditë e sotme gazeta holandeze “De Telegraaf” paralajmëroi votën kundër të Holandës në takimin e liderëve të vendeve të BE-së në Bruksel në 28 dhe 29 qershor.

Sipas këtij artikulli, shumica e partive të parlamentit holandez kishin shprehur kritika mbi zbatimin e reformave në Shqipëri, dhe kryesisht vettingun dhe reformën në drejtësi.

Gjithashtu lexo

Maqedoni, Ligji për mediat sot në Komision kuvendor

Kryetarja e Komisionit parlamentar për Transport dhe Lidhje, Liljana Zaturovska, nga radhët e VMRO-DPMNE-së, edhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *