Home / Kryesoret / Ministri i Kulturës nga rradhët e Besës do të formojë ekip për largimin e përmendoreve të projektit “Shkupi 2014”

Ministri i Kulturës nga rradhët e Besës do të formojë ekip për largimin e përmendoreve të projektit “Shkupi 2014”

Ministri i Kulturës nga radhët e BESËS, Asaf Ademi, tashmë ka formuar ekip special për ta analizuar projektin monoetnik dhe antishqiptar “Shkupi 2014”, duke mos dhënë ndonjë detaj shtesë se çfarë mund të bëj ministri i ri i Kulturës me projektin “Shkupi 2014”.

Sipas informacioneve brenda ministrisë të cilën e udhëheq Asaf Ademi, marrim vesh se ministri ka urdhëruar që të formohet ekip special nga profesionistë, arkitektë dhe ekspertë të ndryshëm, që në mënyrë të detajuar të përpilojnë një raport për projektin “Shkupi 2014”, duke theksuar se në po të njëjtin raport, përveç se do të bëhem analiza dhe vlerësime për projektin, gjithashtu do të analizohet edhe mundësia e revidimit të projektit dhe përpilimit të hapave konkrete se si mund të anulohet i gjithë projekti si tillë.

Kjo mund të jetë edhe përpjekja më serioze deri më tani që mund të bëhet nga një ministër shqiptar, i cili mund ta parandalojë me hapa konkrete deshqiptarizimin e Shkupit shqiptar.

Gjithashtu lexo

Maqedoni, Ligji për mediat sot në Komision kuvendor

Kryetarja e Komisionit parlamentar për Transport dhe Lidhje, Liljana Zaturovska, nga radhët e VMRO-DPMNE-së, edhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *