Home / Lajme / Kronika e zezë / Ndërroi jetë nëna e Burhan Nuhijës, i dënuar përjetë në një rast të montuar/FOTO

Ndërroi jetë nëna e Burhan Nuhijës, i dënuar përjetë në një rast të montuar/FOTO

Burhan Nuhija nga Poroji i Tetovës është një nga viktimat e proceseve të montuara në Maqedoni, i cili pas luftës së vitit 2001 u dënua me burgim të përjetshëm, për gjoja vrasjen e një të riu maqedonas në lagjen Drenovec të Tetovës.

Për të sot ka qenë një lajm i hidhur, pasi që i ndërroi jetë nëna e tij pa e parë me vite dhe me shpresën se shumë shpejt do të jetë i lirë.

Burhani me dhembje të madhe përshkruan ndarjen nga jeta të nënës duke shkruar:

“Deri para disa orëve ishe në mesin tonë, por tani nuk je më. Zoti të mori pran tij.. Dëshira jote e vetme ishte të kishe të birin pran, të ishte aj pran teje në çastet e fundit të jetës. Allahu të mëshiroft, e të bëftë banor të Xhennetit. Do mbetesh përgjithmonë në zemrar tona”, ka shkruar Burhani.

Sipas tij, varrimi do të bëhet sot pas iqindisë në varrezat e fshatit Poroj.

Burhani shpreson se do lirohet për ta përcjellën nënën e saj në varr, pasi që kjo i takon me ligj. Ai ka një lutje që kjo ti mundësohet.

Burhani kohë më parë ka theksuar për INA se procesi ndaj tij totalisht ka qenë i montuar dhe se nuk ka asnjë bazë ligjore. Nuhija shpreson se do të ketë drejtësi për të dhe për shumë shqiptarë të tjerë që dergjen burgjeve të pafajshëm. Avokati i tij Sasho Kocarev qysh në vitin 2008 e kishte gënjyer dhe mashtruar se lëndën e tij e ka dërguar në Gjykatën Supreme, por kjo nuk kishte ndodhur. Shoqatat për të drejtat e njeriut kërkojnë rigjykim për këtë rast.

Rasti i montuar

Burhan Nuhija nga Poroji i Tetovës është një nga viktimat e proceseve të montuara në Maqedoni, i cili pas luftës së vitit 2001 u dënua me burgim të përjetshëm, për gjoja vrasjen e një të riu maqedonas në lagjen Drenovec të Tetovës.Ai ka theksuar për INA se procesi ndaj tij totalisht ka qenë i montuar dhe se nuk ka asnjë bazë ligjore. Nuhija shpreson se do të ketë drejtësi për të dhe për shumë shqiptarë të tjerë që dergjen burgjeve të pafajshëm. (INA)

Gjithashtu lexo

Tetovë: Para një kazinoje disa persona e rrahin një 53 vjeçar

Njëzet minuta para mesnate në Stacionin Policor në Aerodrom, 53 vjeçari M.K. nga Tetova ka …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *