Home / Sport / Një ndeshje Botërori me Kosovën në qendër, sonte Serbi – Zvicër

Një ndeshje Botërori me Kosovën në qendër, sonte Serbi – Zvicër

Si asnjëherë më parë, shqiptarët, sidomos ata nga Kosova, po ndihen të përfaqësuar nga futbollistët shqiptarë që luajnë për Zvicrën. Sot, duke filluar nga ora 20:00 luhet super sfida Serbi – Zvicër.

Paraqitja impresive e Valon Behramit ndaj Brazilit, në të cilën ndeshje ndali vazhdimisht Neymarin, por edhe paraqitjet e Xherdan Shaqirit, Granit Xhakës e Blerim Xhemailit në atë sfidë, ka bërë që shqiptarët të ndiejnë se kanë “hise” në paraqitjen e Zvicrës në botërorin në Rusi.

Por, ndeshja ndaj Brazilit duket të ketë qenë vetëm “ngrohje”, marrë për bazë interesimin e shqiptarëve për ndeshjen e Zvicrës me Serbinë, që zhvillohet sonte prej orës 20:00 në Kaliningrad.

Pritjet e tifozëve shqiptarë të futbollit janë që Behrami, Shaqiri, Xhaka e Xhemaili, të përfaqësojnë mirë shqiptarët në një ndeshje të veçantë dhe me peshë të madhe emocionale për shqiptarët, sidomos ata nga Kosova.

Një fitore e Zvicrës ndaj Serbisë me shkëlqim të shqiptarëve në fushë, vlerësohet se mund të jetë momenti kulmor i Botërorit për shumë prej tifozëve shqiptarë.

Gjithashtu, kjo fitore do të bënte që Zvicra të grumbullojë 4 pikë dhe duke parë që sfida e fundit luhet mes Serbisë e Brazilit, atëherë kualifikimi në mesin e 16 më të mirave do të ishte një ëndërr drejt realitetit.

Sfida tjetër në Grupin E zhvillohet mes Brazilit dhe Kosta Rikës, nga ora 14:00.

Gjatë ditës së sotme, do të zhvillohet edhe një takim tjetër – ajo mes Nigerisë dhe Islandës, rezultatin e të cilës po pret ta mësojë me padurim Argjentina, që varet shumë nga kjo sfidë për ecurinë në Botëror.

Gjithashtu lexo

Renova prezantoi Jeton Beqirin si trajner të ri të klubit

Renova ka prezantuar sot trajnerin e ri Jeton Beiqirin me të cilin kanë nënshkruar një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *