Home / Kryesoret / Profesori i mirënjohur Larry Hubbell takoi kryetarin Taravari – ndau përvojat amerikane me administratën komunale të Gostivarit

Profesori i mirënjohur Larry Hubbell takoi kryetarin Taravari – ndau përvojat amerikane me administratën komunale të Gostivarit

Administrata e komunës së Gostivarit sot pati rastin që të përfitojë nga përvoja e profesorit të
njohur Larry Hubbell, i cili me anë të një prezantimi në Komunën e Gostivarit, dha detaje mbi
punën e administrates në SHBA.
Profesori Hubbell u prit fillimisht nga Kryetari i Komunës së Gostivarit ArbenTaravari, ndërsa
prezantimi në fjalë u mundësua nga Ambasada e SHBA-ve në Maqedoni.
“Në kuadër të programit për forcimin e sistemit të menaxhimit të pushtetit lokal, Prof. Larry
Hubbell ndau përvojat e tij praktike dhe teorike mbi parakushtet për ndërtimin e një sistemi të
mirëmenaxhimit të pushtetit lokal duke u fokusuar në praktikat më të mira të menaxhimit me
resurse njerëzore në sektorin publik, si formë që do të ndikojë shumë në përparimin e vendit drejt
integrimit të suksesshëm në BashkiminEvropian”, theksoi Taravari
Hubbell tha se sot para administratës së komunës së Gostivarit do të flasë mbi eksperiencat
amerikane si dhe sistemin e angazhimit në bazë të meritës.
“Është kënaqësi e madhe që të jem në Gostivar dhe në Maqedoni. Këtu kam qenë edhe para
gjashtë muajve kur kam ligjëruar në Universitetin e Evropës Juglindore. Planifikoj sot që të
flasim për eksperiencën Amerikane, më saktësisht lidhur me “Angazhimin në bazë të meritës “,
theksoi profesori Hubbell due shprehur kënaqësinë se është këtu me kryetarin Taravari dhe se
shpreson që të kenë shkëmbim idesh së bashku.
Detaje mbi biografinë e prof. Larry Hubbell dha zëdhënësi i Komunës së Gostivarit,
JasinDemiri. Ai nënvizoi se profesori ka 25 vite përvojë pune në shtete të ndryshme, duke veçuar
trajnimet që i ka bërë në administratën e Klintonit dhe Obamës.
“Ndryshe, Prof. Larry Hubbell ka qenë akademik për më shumë se 25 vjet dhe gjithashtu ka
shërbyer më pare në Universitetin e Wyoming. Ka përvoja të shumta jashtë shtetit, pasi ka
shërbyer si studiues në Maqedoni, Lituani dhe Sierra Leone. Ai gjithashtu ka kryer hulumtime
dhe mësime në Indonezi, Rusi, Kinë, Kamboxhia, Tajvani, Dominika, Panama, Nikaragua dhe
Afrikën e Jugut. Gjatë karrierës së tij, ai ka botuar literaturë shkencore në fushat e menaxhimit
me resurse njerëzore dhe zhvillimin organizativ, administratën universitare, si dhe problemet me
të cilat ballafaqohen demokracitë në zhvillim”, theksoi Demiri.

Gjithashtu lexo

Maqedoni, Ligji për mediat sot në Komision kuvendor

Kryetarja e Komisionit parlamentar për Transport dhe Lidhje, Liljana Zaturovska, nga radhët e VMRO-DPMNE-së, edhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *