Home / Sport / Renova prezantoi Jeton Beqirin si trajner të ri të klubit

Renova prezantoi Jeton Beqirin si trajner të ri të klubit

Renova ka prezantuar sot trajnerin e ri Jeton Beiqirin me të cilin kanë nënshkruar
një kontratë një vjeçare bashkëpunimi. Gjatë prezantimit i pranishëm ishte dhe
drejtori sportiv i klubit Lirim Saiti i cili stafit të ri teknik të klubit futbollistik
Renova i ka uruar shumë suksese në sezonin e ardhëm në kuadër të Ligës së Parë
Futbollistike të Maqedonisë.
Trajneri Jeton Beqiri detyrën e re e ka pranuar si një sfidë , një përgjegjësi për një
punë sistematike dhe profesionale që do të shpie drejt sukseseve të reja që do të
kënaqin tifozët e Renovës një klubi të respektuar në ligën e parë futbollistike të
Maqedonisë.
Trajneri Beqiri më tej ka nënvizuar se prioritet do të jetë që futbollistët kualitativ
që ka Renova të mbahen dhe mundësisht të përforcohet me disa futbollist cilësor
që do të rrisin kualitetin e lojës dhe ekipit.
Tonikisht Jeton Beqiri Trajner
Përndryshe së shpejti klubi nën drejtimin e trajnerit të ri pritet që të fillojë edhe me
fazën përgaditore për të cilat do të njoftojnë ditëve në vijim.

Gjithashtu lexo

Futbollisti Tetovar Me Sukses Kaloi Vizitat Mjekësore Te Lacio

Futbollit elitar italian i shtohet edhe një shqiptarë. Fjala është për futbollistin me origjinë nga …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *