Home / Kryesoret / SHBA-të mbështesin marrëveshjen për emrin Republika e Maqedonisë së Veriut

SHBA-të mbështesin marrëveshjen për emrin Republika e Maqedonisë së Veriut

SHBA-të kanë qenë ndër të parat që kanë uruar arritjen e marrëveshjes për emrin midis Shkupit dhe Athinës.

Zëdhënësja e Departamentit Amerikan të Shtetit, Heder Nuert theksoi se zgjidhja do të jetë në favor të të dyja vendeve dhe se dy kryeministrat Zae dhe Cipras treguan vizion dhe guxim, transmeton INA.

“SHBA përgëzon kryeministrat Aleksis Cipras dhe Zoran Zaev si dhe përshëndesin marrëveshjen historike për zgjidhjen e kontestit të emrit. Zgjidha do të jetë në favor të të dyja vendeve dhe do të forcojë sigurinë rajonale dhe përparimin. Kryeministrat Zaev dhe Cipras treguan vizion, guxim dhe përpjekje vendosmërie për gjetjen e zgjidhjes së pranueshme”, tha zëdhënësja Nuert.

Po ashtu është shprehur mirënjohje edhe për ndërmjetësin e OKB-së, Metju Nimic, lidhur me përpjekjet e tij të parezervë për ti dhënë fund këtij kontesti më shumë se dy dekada.

SHBA nënvizon se është e gatshme për të përkrahur këtë marrëveshje që është kërkuar nga dyja vendet. (B.Sina/INA)

Gjithashtu lexo

Kryetari i Komunës së Zhelinës, z.Blerim Sejdiu,priti Kryetaren e Iniciativës Qytetare të Femrave “Antiko”, dhe kryetaren e Shoqatës për Arsim dhe Kulturë “Adrion”

Sot, Kryetari i Komunës së Zhelinës, z.Blerim Sejdiu, priti Kryetarën e Iniciativës Qytetare të Femrave …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *