Home / Sport / Shkëndija e Tetovës në Ukrainë, prezantohet si ekip shqiptar dhe jo ekip i Maqedonisë

Shkëndija e Tetovës në Ukrainë, prezantohet si ekip shqiptar dhe jo ekip i Maqedonisë

Shkëndija e Tetovës ka treguar se është një skuadër e fortë dhe me pretendime të larta. Edhe pse ndodhej në buzë të greminës, me forcë, vullnet dhe punë arriti të kthehet në majë të futbollit në vendin fqinj.

Në këtë sezon, ajo ka bërë një paraqitje të dinjitetshme duke treguar se nuk ka kundërshtarë në kampionatin e Maqedonisë. Pas triumfit, ajo do të marrë pjesë në garën e Ligës së Kampionëve ku do të luajë ndeshjet e parashikuara në fazën e eliminatoreve në “Champions League”.

Skuadra tetovare po vijon turin e përgatitjeve në Slloveni, ndërsa drejtuesit e klubit kanë menduar që skuadra t’i ketë të gjitha kushtet për të vijuar me krenari në ndeshjet që do të luajë. Teksa ndodhet në Slloveni, ekipi nga Tetova do të zhvillojë ndeshje miqësore kundër ekipit Ukrainës, Vorskla.

Përmes një njoftimi zyrtar në faqen e klubit ukrainas, ekipi i Shkëndijës prezantohet si ekip shqiptar duke treguar të vërtetën ashtu siç duhet.

Gjithashtu lexo

Vitrina e muzeut të Realit nuk ka vend për trofeun e 13-të të Ligës së Kampionëve

Pushtimi i Ligës së Kampionëve në Kievi ka rritur numrin e kurorave evropiane për Real …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *