Home / Lajme / Maqedoni / Spasovski sot shkon në “konak” të Taravarit në Gostivar

Spasovski sot shkon në “konak” të Taravarit në Gostivar

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski sot do të jetë mysafirë i kreut të komunës së Gostivarit, Arben Taravari. Shërbimi për informim i komunës ka informuar për qëndrimin e Spasovskit në Gostivar dhe takimin me kreun e komunës. Detaje të tjera nuk janë dhënë, por siç dihet kreu i Gostivarit pak ditë më parë theksoi se është kërcënuar për jetë ai dhe familja e tij dhe se pas këtyre kërcënimeve ka nënvizuar se qëndron BDI.

Taravari në disa raste pas zgjedhjeve lokale kishte përmendur emrin e Spasovskit si personin që ishte involvuar edhe në zgjedhjet në Gostivar dhe formimin e këshillit, duke detyruar krerët lokal që të përkrahin BDI. (INA)

Gjithashtu lexo

Kryetari i Komunës së Zhelinës, z.Blerim Sejdiu,priti Kryetaren e Iniciativës Qytetare të Femrave “Antiko”, dhe kryetaren e Shoqatës për Arsim dhe Kulturë “Adrion”

Sot, Kryetari i Komunës së Zhelinës, z.Blerim Sejdiu, priti Kryetarën e Iniciativës Qytetare të Femrave …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *