Home / Lajme / Kronika e zezë / Tragjedi në Veles, në një zjarr digjen tre fëmijë të moshës 1,2 dhe 5 vjeçare

Tragjedi në Veles, në një zjarr digjen tre fëmijë të moshës 1,2 dhe 5 vjeçare

Sot rreth orës 17:00 ka ndodhur tragjedi në Veles, në të cilën në zjarrin që e ka kapluar shtëpinë kanë humbur jetën tre fëmijë, të moshës 1,2 dhe 5 vjeçare, njofton Portalb.mk.

Ashtu siç shkruajnë mediat lokale, shtëpia në të cilën ka ndodhur zjarri gjendet në terren jo të qasshëm në Veles, gjë që e ka rënduar intervenimin e ekipeve të zjarrfikësve.

Vendi, sipas mediave është ndërtim i egër. Informatat thonë se bëhet fjalë për familje e cila është në gjendje të rëndë financiare, e cila ka improvizuar vendbanim dhe aty ka jetuar rreth 2 vjet. Zjarrin e kanë parë fqinjët të cilët kanë qenë larg qindra metra nga shtëpia.

Policia është në terren dhe po kryen ekspertizë për zbardhjen e arsyeve të zjarrit.

Gjithashtu lexo

Shqiptari vret veten pas humbjes së Belgjikës, vuri bast rrogën dhe…

Një 44 vjeçar baba i dy fëmijëve të vegjël në kushte depresive i ka dhënë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *