Home / Lajme / Botë / Turqi, bilanc lufte nga aksidentet gjatë festës së Bajramit

Turqi, bilanc lufte nga aksidentet gjatë festës së Bajramit

Të paktën 67 të vdekur dhe 341 të plagosur është bilanci i aksidenteve rrugore gjatë katër ditëve në Turqi gjatë festës së Bajramit, ku sipas fesë islame shënon fundin e muajit të Ramazanit, sipas agjencisë turke të lajmeve, Dogan.

Mijëra vetë kishin pushtuar rrugët e vendit për të kaluar ditën pranë të afërmve dhe familiarëve ose duke iu drejtuar vendeve të pushimit.

Gjatë orëve të fundit janë regjistruar radhë të gjata në hyrjet e qyteteve të mëdha.

Si çdo vit, autoritetet kishin nisur një fushatë sensibilizimi për sa më shumë kujdes duke u kujtuar turqve që të vendosnin rripat e sigurimit.

Gjithashtu lexo

FOTO/Tensione dhe provokime në Gazimestan, serbët me bluza të Millosheviqit e Mladiqit

Disa qindra serbë janë të pranishëm në manifestimin e Vidovdanit në Gazimestan, disa kilometra larg …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *