Home / Kryesoret / Ulje minimale të energjisë elektrike, për sa do të dihet nesër

Ulje minimale të energjisë elektrike, për sa do të dihet nesër

Do të ketë ulje minimale të çmimit për energji elektrike, njoftojnë nga Komisioni rregullator për energjetikë.

Seanca përgatitore për çmimin e energjisë elektrike është caktuar për nesër, pas çka është paralajmëruar pres konferencë, ku përfaqësues të KRRE-së do të tregojnë se sa do të jetë ulja.

Siç informuan sot nga KRRE-ja, kompania EVN ka kërkuar rritje të çmimit të energjisë elektrike për nëntë për qind, ELEM ka kërkuar ulje për 1,5 për qind, ndërsa MEPSO nuk ka kërkuar as rritje, as ulje të çmimit.

Udhëheqësia e re e KRRE-së paralajmëron dhe rivlerësimin e rregullave rrjetore për shpërndarjen e energjisë elektrike me qëllim për të ulur shpenzimet e konsumatorëve për kyçje. Amvisëritë në komunat ku janë sjellë plane detajore urbanistike zakonisht paguajnë rreth 500 euro për lidhje, ndërsa në komunat ku nuk ka plan detal urbanistik çmimi për lidhje është shumë më i lartë.

Në lidhje me liberalizimin e tregut të energjisë elektrike dhe marrjen e të drejtës së amvisërive që nga viti i ardhshëm të blejnë energji elektrike në tregun e lirë, nga KRRE-ja qartësojë se bëhet fjalë për të drejtë, dhe jo obligim të amvisërive.

Deri në shtator duhet të publikohet dhe tender për zgjedhje të furnizuesit universal të energjisë elektrike dhe furnizues në rast të fundit. Kriteret për tenderin përpunohen së bashku me Sekretariatin e shoqatës energjetike dhe pritet që deri në fund të muajit korrik pjesa më e madhe të jenë të gatshëm dhe të dorëzohen në Qeveri. Pritjet e KRRE-së derisa të ketë konkurrencë, të ketë edhe ulje të diferencës

Gjithashtu lexo

Maqedoni, Ligji për mediat sot në Komision kuvendor

Kryetarja e Komisionit parlamentar për Transport dhe Lidhje, Liljana Zaturovska, nga radhët e VMRO-DPMNE-së, edhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *