Home / Lajme / Rajon / Kroaci-Angli, të mërkurën të gjitha dyqanet në Kroaci do të mbyllen gjysmë ore para ndeshjes

Kroaci-Angli, të mërkurën të gjitha dyqanet në Kroaci do të mbyllen gjysmë ore para ndeshjes

Zinxhiri i marketeve “SPAR”, në Kroaci ka kërkuar nga klientët e sa që të mërkurën të gjitha blerjet ti kryejnë para orës 19:30, pasi do të mbyllen të gjitha dyqanet me rastin e ndeshjes gjysmëfinale të Kupës së Botës, që kombëtarja e tyre, Kroacia do ta zhvillojë kundër Anglisë.

“Gjatë gjithë javës e gjithë Kroacia po pret të festoj sukseset e ekipit kroat të futbollit në Kupën e Botës në Rusi. Për t’u mundësuar punonjësve tanë të shikojnë ndeshjen gjysmë-finale Kroaci-Angli, SPAR Kroacia do të mbyllë të gjitha supermarketet, ndërsa gjithashtu edhe ato të INTERSPAR të mërkurën, më 11 korrik në orën 19.30.” – thuhet në kumtesën e tyre.

SPAR & INTERSPAR bashkë në Kroaci numërojnë plotë 109 markete.

Gjithashtu lexo

Diplomati Tahir Shabani ngushëllon Federatën, Komitetin Olimpik dhe familjen me rastin e vdekjes së Fadil Vokrit

Ngushëllime për ndarjen nga jeta e Legjendës të futbollit kosovar, Fadil Vokrri, kryetar i Federatës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *