Televizioni Koha
Lajme > Rajon > Aksident i rėndė, dy tė rinj digjen nė veturė
Aksident i rëndë, dy të rinj digjen në veturë
Prishtinë, 4 janar - Në njërën veturë kanë mbetur të ngujuar ngasësi 18-vjeçar dhe djali i vëllait të tij, i moshës 15-vjeçare, të cilët e humbin jetën”, thuhet në raportin e policisë. Ndërkaq, ngasësi i veturës tjetër ka arritur të dalë nga vetura me lëndime të lehta. “Të dy veturat janë djegur tërësisht”, bën të ditur policia.
Aksident i rėndė, dy tė rinj digjen nė veturė
Një aksident fatal ka ndodhur të dielën mbrëma pas orës 23:00, në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë, në fshatin Babimoc të Obiliqit.

Dy të rinj nga Kçiqi i Vushtrrisë e kanë gjetur vdekjen, pasi kanë mbetur të ngujuar në veturën që është përfshirë nga flakët pas një aksidenti.

Të dy të rinjtë janë djegur brenda veturës duke u karbonizuar në tërësi. Sipas policisë, në aksident ishin përfshirë dy vetura. “Si pasojë e ngricave në rrugë, dy vetura civile janë përfshirë në aksident. Me këtë rast, të dy veturat janë përfshirë në zjarr.


Në njërën veturë kanë mbetur të ngujuar ngasësi 18-vjeçar dhe djali i vëllait të tij, i moshës 15-vjeçare, të cilët e humbin jetën”, thuhet në raportin e policisë. Ndërkaq, ngasësi i veturës tjetër ka arritur të dalë nga vetura me lëndime të lehta. “Të dy veturat janë djegur tërësisht”, bën të ditur policia.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse. Me urdhër të prokurorit, trupat e karbonizuar janë dërguar për obduksion. Për shkak të aksidentit të rëndë, rruga magjistrale, në këtë vend, ka qenë e bllokuar për disa orë. / Zhurnal /


Publikuar: 04.01.2010 (20:13), Lexuar: 756 herė
Komentet

Komenti juaj
Ndalohet përdorimi i gjuhës degjenerues dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit.

Copyright © 2014 Tv Koha. Tė gjitha drejtat e pėrmbajtura.
Developed by: Just5 Studio