25/04/2024
6.7 C
Tetovo

Të tjera lajme

300.000 euro nga RYCO për sektorin civil të Ballkanit Perëndimor, organizatat mund të fitojnë nga 15 deri në 30 mijë euro

Zyra Rajonale për Bashkëpunim Rinor (RYCO) publikoi thirrje të re të hapur për propozim për projekte për organizatat civile “RYCOnnecting You(th)”. Kjo është hera e pestë që RYCO organizon thirrje të hapur për organizata civile në rajon, në 7 vitet e fundit, njofton Portalb.mk.

Thirrja kryesisht ka dy fusha kryesore tematike: Ndërtimi i paqes dhe pajtimit dhe përforcimi i aktivizimit të të rinjve në shoqëri.

“Qëllimi i përgjithshëm që është që të mbështetet shoqëria civile në Ballkanin Perëndimor dhe të nxitet pajtimi, ndërtimi i paqes, bashkëpunimi rajonal dhe mësimi interkulturor nëpërmjet sigurimit të mundësive të të rinjve të cilët krijojnë hapësirë për dialog, mësim të ndërsjellë dhe rritje të mirëkuptimit në tërë rajonin”, thonë nga RYCO.

Ata shtojnë se buxheti i përgjithshëm financiar është 300.000 euro, derisa madhësia e granteve për organizata civile është prej 15.000 deri në 30.000 euro.

Të drejtë për të aplikuar kanë organizatat jofitimprurëse të themeluara në Ballkanin Perëndimor, gjegjësisht Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia, të cilat ekzistojnë minimum 1 vit përpara fillimit të thirrjes.

Afati përfundimtar i aplikimit është 15 gusht 2023.

Të fundit