32-vjeçari kapet me 100 mijë euro heroinë, u përpoq të sulmonte policinë

Një shtetas nga Shqipëria u ndalua dhe prangos nga autoritetet policore në Itali, pasi u kap me një sasi droge.

Ai u arrestua nga policia italiane në Taranto, ku gjatë kontrollit iu gjet 4 kg heroinë.

I arrestuari është 32-vjeçari Edson Fejzo, thonë mediat vendase, që në momentin e ndalimit ishte duke drejtuar një automjet tip Opel Meriva, raporton Televizioni Koha.

Brenda automjetit kishte fshehur lëndën narkotike të ndarë në tetë pako.

Ai u përpoq t’i shpëtonte kontrollit duke sulmuar makinën e policisë dhe duke ikur në këmbë, por përpjekjet e tij rezultuan të pasukseshme, njofton Televizioni Koha.

Brenda makinës, nën pjesën e përparme, u gjetën tetë pako heroinë me një total prej 4 kg. Nëse do të dilte në treg, droga kapte shifrën e rreth 100 mijë eurove. /Tv Koha/