Televizioni Koha
Lajme > Maqedoni > Milloshoski-Meta: Marrėdhėniet mes Maqedonisė dhe Shqipėrisė tė mira
Milloshoski-Meta: Marrëdhëniet mes Maqedonisë dhe Shqipërisë të mira
8 shkurt- "Do të vazhdojmë ta ndërtojmë Maqedoninë si model të shoqërisë multietnike dhe demokratike në regjistrimin e ardhshëm të vitit të ardhshëm. Qytetarët e Shqipërisë do të mund ta shprehin përkatësinë e tyre kombëtare dhe fetare. Kjo do të jetë mundësi e mirë për maqedonasit të cilët jetojnë në Shqipëri si qytetarë të besueshëm ta shprehin përkatësinë e tyre kombëtare dhe të bëhen pjesë më e integruar e shoqërisë shqiptare", deklaroi Milloshoski
Milloshoski-Meta: Marrėdhėniet mes Maqedonisė dhe Shqipėrisė tė mira
Marrëdhëniet mes Maqedonisë dhe Shqipërisë janë të mira, por nevojitet të punohet në thellimin e sferës ekonomike, vlerësuan sot në konferencën për shtyp në Tiranë ministrat e punëve të jashtme Antonio Milloshoski dhe Ilir Meta. Kyçe janë, siç u theksua, projekti i Korridorit 8, si dhe përforcimi i marrëdhënieve bilaterale dhe tregtare, bashkëpunimi dhe këmbimi i përvojave në lidhje me proceset eurointegruese.

"Do të vazhdojmë ta ndërtojmë Maqedoninë si model të shoqërisë multietnike dhe demokratike në regjistrimin e ardhshëm të vitit të ardhshëm. Qytetarët e Shqipërisë do të mund ta shprehin përkatësinë e tyre kombëtare dhe fetare. Kjo do të jetë mundësi e mirë për maqedonasit të cilët jetojnë në Shqipëri si qytetarë të besueshëm ta shprehin përkatësinë e tyre kombëtare dhe të bëhen pjesë më e integruar e shoqërisë shqiptare", deklaroi Milloshoski.

Paraprakisht, dy ministrat nënshkruajtën protokolle për bashkëpunim në mes dy ministrive dhe për bashkëpunim në me Drejtorisë për edukim diplomatik në kuadër të MPJ-së së Maqedonisë dhe Akademisë diplomatike në kuadër të MPJ-së së Republikës së Shqipërisë.


Publikuar: 08.02.2010 (16:08), Lexuar: 260 herė
Komentet

Komenti juaj
Ndalohet përdorimi i gjuhës degjenerues dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit.

Copyright © 2007 - 2010 Tv Koha. Tė gjitha drejtat e pėrmbajtura.
Developed by: Just5 Studio