Televizioni Koha
Lajme > Maqedoni > Ahmeti e Gruevski drejt ndarjes
Ahmeti e Gruevski drejt ndarjes
8 shkurt- Sipas gjitha gjasave kryeministrit do të refuzoj, dhe ky do të jetë momenti kur BDI përfundimisht do të largohet nga qeveria”, theksoi për agjencinë e lajmeve INA një zyrtar i lartë i BDI-së, duke shtuar se pozicioni i kësaj partie shumë është dobësuar. Skenari parashikon që pas daljes së BDI-së nga Qeveria, kryeministri Nikolla Gruevski do të mundohet të ftojë ndonjë nga partitë e tjera shqiptare apo më në fund dy deri në tre muaj do të qeverisë vetëm, duke krijuar për herë të parë një moment të ri që Qeveria të jetë pa asnjë subjekt shqiptar.
Ahmeti e Gruevski drejt ndarjes
Koalicioni qeveritar VMRO-DPMNE dhe BDI, po i numëron ditët e fundit të bashkëqeverisjes. Partia shqiptare në pushtet e gjetur në një pozitë inferiore ka vendosur muajin maj si afatin e fundit për braktisjen e qeverisë, njofton një zyrtarë i lartë i BDI-së për agjencinë e lajmeve INA, duke shtuar se do të respektohen sugjerimet e faktorëve ndërkombëtarë për t`i dhënë edhe një shans zgjidhjes së kontestit të emrit

Partia shqiptare në pushtet BDI deri në muajin maj do ta braktisë Qeverinë e koalicionit ose do të veprojë ndryshe, duke pasur në qendër të vëmendjes platformën e saj politike, që rrjedhë nga Marrëveshja e Ohrit. Kryetari i kësaj partie, Ali Ahmeti për këtë ka marrë dritë jeshile edhe nga përfaqësuesit ndërkombëtarë, në rast se nuk do të zgjidhet kontesti i emrit me Greqinë.

“Deri në muajin maj kemi garanci të fuqishme nga faktori ndërkombëtar, sidomos nga SHBA-të se do të zgjidhet çështja e emrit kushtetues. Menjëherë pas zgjidhjes së kontestit të emrit, do ti japin ultimatum, kryeministrit Nikolla Gruevski për realizimin e plotë të të drejtave të shqiptarëve, që burojnë nga Marrëveshja e Ohrit.

Sipas gjitha gjasave kryeministrit do të refuzoj, dhe ky do të jetë momenti kur BDI përfundimisht do të largohet nga qeveria”, theksoi për agjencinë e lajmeve INA një zyrtar i lartë i BDI-së, duke shtuar se pozicioni i kësaj partie shumë është dobësuar. Skenari parashikon që pas daljes së BDI-së nga Qeveria, kryeministri Nikolla Gruevski do të mundohet të ftojë ndonjë nga partitë e tjera shqiptare apo më në fund dy deri në tre muaj do të qeverisë vetëm, duke krijuar për herë të parë një moment të ri që Qeveria të jetë pa asnjë subjekt shqiptar.

“Nuk mund të shkojë më tepër sepse do të thellohet kriza, por ai do të mundohet të krijojë edhe një Qeveri të zgjeruar. Por do të jetë e kotë kjo, sepse do të ballafaqohemi me zgjedhje të parakohshme”, ka nënvizuar zyrtari i BDI-së, duke shtuar se zgjedhjet do të mbahen gjatë muajit shtator apo tetor të këtij viti. Situata e krijuar dhe skenarët e mundshme tashmë janë pjesë e debateve edhe brenda VMRO-DPMNE-së, e cila me fushatat e fundit po përgatitet gjithashtu drejt zgjedhjeve të parakohshme. (INA)


Publikuar: 08.02.2010 (16:13), Lexuar: 379 herė
Sondazh
Nėse realizohet proekti Shkupi 2014, do tė donit?
Tė ndėrtohet vetėm xhami
Tė ndėrtohet vetėm kishė
as kishė e as xhami
Gruaja e pėrfaqėsuar me dinjitet nė PDSH
9 mars “ Edhe shoqėria shqiptare hapėron guximshėm nė rrugėn e progresit dhe barazisė gjinore edhe se duhet tė pranojmė se kemi ende punė pėr tė bėrė nė kėtė drejtim dhe PDSH-ja I prinė kėtij procesi. Brenda PDSH-sė vlen parimi I mundėsive tė barabarta pa dallime.Kurse fakti qė e vetmja kandidate femėr pėr president shteti ishte kandidat I PDSH-sė vėrteton se na u njoh edhe kualiteti pėr tė udhėhequr. Ne ishim forumi I vetėm qė ngritėm iniciativė nė Gjykatėn Kushtetuese pėr tė abroguar ligjin pėr stimulim tė natalitetit ligj I cili u jepte benefecione vetėm grave maqedonase”, tha deputetja Merale Ferati.
Kosovarėt do ta lėshonin vendin pėr 24 orė?!
9 mars Zėvendėskryeministri Hajredin Kuēi i ka thėnė kėtij mediumi se qytetarėt do ta kuptojnė se liberalizmi i vizave nuk do tė thotė mundėsi e drejtpėrdrejt e punėsimit nė vendet perėndimore. “Liberalizmi i vizave shihet si mundėsi pėr lėvizjen e qytetarėve pėr tė gjetur jetė apo punė mė tė mirė. Hapi apo entuziazmi i parė do ta vėrtetojė qė liberalizmi i vizave nuk ėshtė mundėsi e drejtpėrdrejt pėr tė gjetur punė”, ka thėnė ai.
BDI e hodhi poshtė propozimin e DR-sė pėr ndryshimin e Ligjit pėr Komitetin pėr marrėdhėnie ndėretinike
9 mars "Zgjidhja e ofruar e favorizon majarizimin. Problemi nuk ėshtė tek Ligji e as tek prania e detyrueshme e dy tė tretave tė anėtarėve tė Komitetit. Pėrkundrazi, problemi ėshtė tek qasja, tek trajtimi qė e ka Komiteti si vlerė qė nė mėnyrė tė drejtpėrdrejtė buron nga Marrėveshja kornizė e Ohrit dhe qasja drejt vetė frymės sė kėsaj marrėveshjeje", deklaroi Ademi.
Copyright © 2007 - 2009 Tv Koha. Tė gjitha drejtat e pėrmbajtura.
Developed by: Just5 Studio