Barcelona hedh sytë nga David Vila
Me sa duket, sulmuesi spanjoll i Valencias, David Vila, do të jetë një nga futbollistët më të kërkuar në merkaton e verës.
Mediat spanjolle spekullojnë se objektivi i vërtetë i katalanasve në merkaton e qershorit është golashënuesi më i mirë i kampionatit spanjoll (17 gola, aq sa ka edhe Leo Mesi), David Vila. Barcelona është klubi i katërt që përmendet si destinacioni i mundshëm i bomberit, pas Çelsit, Mançester Junajtid dhe Mançester Sitit.
E përditshmja sportive spanjolle Sport shkruan se Vila do ishte zëvendësuesi ideal i Ibrahimoviçit dhe mund të mbulojë dy pozicione: mesfushorin e majtë të avancuar dhe sulmuesin e mirëfilltë. Me shumë mundësi ky do të jetë sezoni i fundit i tij në Mestaja, duke parë gjendjen e rënduar financiare të klubit spanjoll.