Kuqezinjtë janë përballur gjithsej tetë herë me irlandezoveriorët, ku kanë fituar vetëm një herë, kanë barazuar dy dhe kanë humbur pesë herë me një golaverazh të përgjithshëm 4-13.
Të mërkurën, më 3 mars, dy kombëtaret për herë të nëntë do sfidojnë njëra-tjetrën në tapetin e stadiumit kombëtar Qemal Stafa (për herë të parë në një miqësore). Irlanda e Veriut, që ashtu si Shqipëria, nuk u kualifikua në finalet e Kampionatit Botëror 2010, nuk është një kundërshtar i panjohur për Shqipërinë. Madje ndaj saj, Kombëtarja ka shkruar një prej evenimenteve më historike.
Ashtu si Gjermania që me barazimin 0-0 me Shqipërinë në vitin 1967 nuk mundi të marrë pjesë në finalet Kampionatit Europian 1968, edhe Irlanda e Veriut ka pësuar të njëjtin fat me barazimin 1-1 në Tiranë (24 nëntor 1965 në eliminatoret e Kampionatit Botëror 1966). Në atë kohë, goli i Medin Zhegës u hoqi irlandezoveriorëve të drejtën e pjesëmarrjes në finalet e kampionatit botëror Angli 1966.
Ndaj Irlandës së Veriut, Shqipëria është ndeshur 8 herë (të gjitha kanë qenë ndeshje zyrtare). Bilanci i kuqezinjve është plotësisht negativ: 1 fitore, 2 barazime, 5 humbje, me një golaverazh 4 gola të shënuar dhe 13 të pësuar. Të vetmen fitore kundër Irlandës së Veriut e kemi regjistruar në eliminatoret e Kampionatit Botëror 1998, (10 shtator, 1997) në një ndeshje zhvilluar në fushë asnjanëse, në Zyrih (Zvicër) falë golit të Altin Haxhit, kur skuadra jonë drejtohej nga trajneri Astrit Hafizi. Kjo është përballja e fundit midis dy kombëtareve. Janë katër lojtarët shqiptarë që i kanë shënuar Irlandës së Veriut: Robert Jashari, Mehdin Zhega, Altin Rraklli dhe Altin Haxhi.
Bilanci i ndeshjeve mes Shqipërisë dhe Irlandës së Veriut:
07.05.1965, Belfast
Irlandë V.-Shqipëri 4-1
Trajneri i Shqipërisë: Zyber Konçi
Shënues: Robert Jashari
Eliminatoret e kamponatit Botëror Angli 1966
24.11.1965, Tiranë
Shqipëri-Irlandë V. 1-1
Trajneri i Shqipërisë: Loro Boriçi
Shënues: Mehdin Zhega
Eliminatoret e kampionatit Botëror Angli 1966
15.12.1982, Tiranë
Shqipëri-Irlandë V. 0-0
Trajneri i Shqipërisë: Shyqyri Rreli
Eliminatoret e kampionatit Evropian Francë 1984
27.04.1983, Belfast
Irlandë V.-Shqipëri 1-0
Trajneri i Shqipërisë: Shyqyri Rreli
Eliminatoret e kampionatit Evropian Francë 1984
09.09.1992, Belfast
Irlandë V.-Shqipëri 3-0
Trajneri i Shqipërisë: Bejkush Birçe
Eliminatoret e kampionatit Botëror USA 1994
17.02.1993, Tirana
Shqipëri-Irlandë V. 1-2
Trajneri i Shqipërisë: Bejkush Birçe
Shënues: Altin Rraklli
Eliminatoret e kampionatit Botëror USA 1994
14.12.1996, Belfast
Irlandë V.-Shqipëri 2-0
Trajneri i Shqipërisë: Astrit Hafizi
Eliminatoret e kampionatit Botëror Francë 1998
10.09.1997, Zyrih
Shqipëri-Irlandë V. 1-0
Trajner i Shqipërisë: Astrit Hafizi
Shënues: Altin Haxhi
Eliminatoret e kampionatit Botëror Francë 1998