Televizioni Koha
Lajme > Maqedoni > Partia Demokratike Shqiptare, njofton se Kryesia e Degės sė Demokracisė sė Re nė Komunėn e Bervenicės kalon nė PDSH
Partia Demokratike Shqiptare, njofton se Kryesia e Degës së Demokracisë së Re në Komunën e Bervenicës kalon në PDSH
3 mars “Ky vendim i yni vjen si pasojë e politikës antishqipëtare dhe destruktive që bëhet nga partitë e koalicionit qeveritar dhe partisë opozitare Demokracia e Re. PDSH-në e shohim si zgjidhjen e vetme të pasojave politike që vijnë nga qarqe të ndryshme antishqipëtare.
Partia Demokratike Shqiptare, njofton se Kryesia e Degės sė Demokracisė sė Re nė Komunėn e Bervenicės kalon nė PDSH
Partia Demokratike Shqiptare, përmes në komunikate për media njofton se Kryesia e Degës së Demokracisë së Re në Komunën e Bervenicës kalon në rradhët e PDSH-së.

“Përshkak të rrethanave te reja politike në vendin tonë njoftojmë opinionin e gjërë se ish Kryesia e Degës së Demokracisë së Re në Komunën e Bervenicës ka shuar aktivitetin e saj në këtë subjekt politik dhe bashkangjiten për të dhënë aktivitetin e saj në Partinë Demokratike Shqiptare”, thuhet në komunikatë.

“Ky vendim i yni vjen si pasojë e politikës antishqipëtare dhe destruktive që bëhet nga partitë e koalicionit qeveritar dhe partisë opozitare Demokracia e Re. PDSH-në e shohim si zgjidhjen e vetme të pasojave politike që vijnë nga qarqe të ndryshme antishqipëtare.

Marëveshja e re politike që ofron PDSH-ja na detyron që edhe ne të japim kontrubitun tonë politik drejt jetësimit të kësaj marrëveshje që në vete ngërthen zgjidhjen perfundimtare të statusit të shqipëtarëve në këtë shtet, garanton avansimin e të drejtave tona si popull, garanton përfaqësimin e drejtë nëpër institucionet shtetëorore, garanton perspektivë dhe rruajtjen e vlerave kombëtare dhe shoqërore të popullit shqipëtarë”, ka deklaruar kryetari i Degës, Bujamin Rushiti.


Publikuar: 03.03.2010 (17:15), Lexuar: 204 herė
Komentet

Komenti juaj
Ndalohet përdorimi i gjuhës degjenerues dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit.

Copyright © 2007 - 2010 Tv Koha. Tė gjitha drejtat e pėrmbajtura.
Developed by: Just5 Studio