Televizioni Koha
Lajme > Maqedoni > Sistemohen ujrat e Pollogut
Sistemohen ujrat e Pollogut
3 mars ‘Programet do propozojnë ndërtimin edhe disa mikro akumulacioneve, të cilët do jenë për dedikime të ndryshme domethënë do mundë të shfrytëzohen edhe për aspekte të tjera të ekonomizimit qoftë për vaditje për bujqësi por edhe për projekte tjera që do propozohen, tha ministri Jakupi
Sistemohen ujrat e Pollogut
Ministri i Ambientit, Nexhati Jakupi do t’i propozojë qeverisë programet për mbrojtjen e vendbanimeve afër lumenjve nga përmbytjet. Projekti parashikon ndërtimin e rezervuarve më të vegjël të cilët më pas do përdoreshin edhe për vaditje. Jakupi u shpreh se qeverisë më tepër i kushton pastrimi i shtretërve dhe masat parandaluese gjatë sezoneve, se sa ndërtimi i sistemit të quajtur ‘Raven - Recicë’, apo rezervuarit kryesorë.

Ministri Jakupi propozon që investimet në këtë projekt të realizohen brenda dy viteve të ardhshme.

‘Programet do propozojnë ndërtimin edhe disa mikro akumulacioneve, të cilët do jenë për dedikime të ndryshme domethënë do mundë të shfrytëzohen edhe për aspekte të tjera të ekonomizimit qoftë për vaditje për bujqësi por edhe për projekte tjera që do propozohen

Gjithnjë duke pasur parasysh se me këto probleme do ballafaqohemi edhe vitet e ardhshme ndoshta edhe në përmasa edhe më të mëdha, urgjentisht ne propozojmë qeverisë që në buxhetet e viteve të ardhshme të parashihen edhe për përpunimin e projektit themelorë dhe investimet të jenë vitet që vijnë pra investimet më të mëdha të jenë në dy vitet e ardhshme’, theksoi Nexhati Jakupi, ministër i Ambientit


Publikuar: 03.03.2010 (17:24), Lexuar: 177 herė
Komentet

Komenti juaj
Ndalohet përdorimi i gjuhës degjenerues dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit.

Copyright © 2007 - 2010 Tv Koha. Tė gjitha drejtat e pėrmbajtura.
Developed by: Just5 Studio