Televizioni Koha
Sport > Ronaldinjo beson: Mund ta kalojmė Manēesterin
Ronaldinjo beson: Mund ta kalojmë Mançesterin
Asi brazilian po tregon formë të mirë në kampionat dhe beson se Milani i tij mund të përmbysë disavantazhin e “San Siros” në ndeshjen e kthimit ndaj Mançesterit në Angli.
Ronaldinjo beson: Mund ta kalojmė Manēesterin
Ish-sulmuesi i Barcelonës është i vetëdijshëm për vështirësitë e sfidës në “Old Traford”, megjithatë ka besim se kuqezinjtë mund t’ia dalin me sukses. “Unë kam gjithmonë mendime pozitive, edhe pse e di se do të jetë shumë e vështirë të kualifikohemi. Është e vështirë, por jo e pamundur”, tha Ronaldinjo për “Sky Sport Italia”.

Pastaj 28-vjeçari foli edhe për formën që po kalon në Milano: “Jam i lumtur në këtë ekip, tani po kaloj formën time më të mirë. Puna e klubit është e rëndësishme për mua. Të gjithë japin maksimumin, prandaj unë luaj në pozicionin më të përshtatshëm. Dua të fitoj çdo ndeshje, të gjithë titujt e mundshëm”.


Publikuar: 03.03.2010 (18:29), Lexuar: 72 herė
Komentet

Komenti juaj
Ndalohet përdorimi i gjuhës degjenerues dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit.

Copyright © 2007 - 2010 Tv Koha. Tė gjitha drejtat e pėrmbajtura.
Developed by: Just5 Studio