Televizioni Koha
Sport > Kuqezinjte, testi i pare 2010 mbyllet me sukses
Kuqezinjte, testi i pare 2010 mbyllet me sukses
Kombetarja shqiptare ka fituar 1-0 miqesoren e pare te ketij viti, ate perballe Irlandes se Veriut, ne nje stadium qe me kalimin e minutave u kthye u rendua duke ndikuar direkt ne lojen e dy skuadrave.
Kuqezinjte, testi i pare 2010 mbyllet me sukses
Kuqezinjte e drejtuar nga Josif Kuzhe treguan dy fytyra ne kete ndeshje, nje pjese e pare me shume raste per tanet ndersa e dyta shume te lodhur.

Perpjekjet e shumta te kombetares tone u shperblyen ne minuten e 25, pasi Skela shenon nje supergol nga nje goditje denimi.

Ky eshte goli i 12 i Skeles me fanellen e kombetares, po aq sa sulmuesi Bogdani dhe dy me pak se rekordmeni i perfaqesueses tone Alban Bushi me 14 gola.

Ne minutat e mbetuara, Agolli dhe Bogdani nuk arriten te shfrytezonin gabimet e irlandezeve per te dyfishuar rezultatin.

Ne pjesen e dyte kroati Kuzhe beri ndryshime duke i dhene shansin lojtareve te rinj, te cilet shihen si e ardhmja e kombetares.

Gjate ketyre 45 minutave, rastet me te mira i kishin irlandezet, por portieri yne Hidi dhe shtylla nuk lejuan qe kjo ndeshje te perfundonte ne barazim.

Kjo eshte fitorja e 50-te per kombetaren shqiptare ne 238 ndeshje nderkombetare, nderkohe qe per trajnerin kuzhe ky eshte nje rekord pasi nuk ka pesuar asnje humbje ne 4 ndeshje miqesore


Publikuar: 04.03.2010 (13:03), Lexuar: 324 herė
Komentet

Komenti juaj
Ndalohet përdorimi i gjuhës degjenerues dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit.

Copyright © 2007 - 2010 Tv Koha. Tė gjitha drejtat e pėrmbajtura.
Developed by: Just5 Studio