Televizioni Koha
Lajme > Maqedoni > Polici Zoran M., i dyshuar pėr vrasjen e Jakupit nga Gostivari
Polici Zoran M., i dyshuar për vrasjen e Jakupit nga Gostivari
4 mars Ai dyshohet se e ka kryer vrasjen. Sipas njoftimit të policisë serbe, polici është arrestuar pas informatës se veprën penale e ka bërë një njeri i veshur me uniformë policore, i cili është vërejtur se si arratiset nga vendi i krimit. Më vonë, polici Zoran. M, është arrestuar nën dyshimin se është ekzekutues i veprës penale. Dje, pjesëtarët e policisë së trafikut në Vranjë, gjetën një kufomë me plagë në qafë, në automjet që ishte parkuar në rrugën magjistrale Preshevë-Vranjë.
Polici Zoran M., i dyshuar pėr vrasjen e Jakupit nga Gostivari
Mëngjesin e sotëm është gjetur i vrarë Mahir Jakupi (40) nga fshati Forinë i Gostivarit, në magjistralen Preshevë-Bujanoc. Sipas Policisë në Vranjës, viktima është vrarë me armë zjarri me disa të shtëna prapa shpine në automobilin e tij, të tipit “Ford”, me tabela të Gostivarit dhe dyshohet se këtë vepër kriminale ta ketë kryer ndonjë bashkudhëtar i të ndjerit.

Ngjarja, sipas policisë serbe, ka ndodhur në afërsi të fshatit Zhunicë të Preshevës, 10 kilometra largësi të vendkalimit kufitar mes Maqedoninë dhe Serbisë, në magjistralen Beograd-Shkup.

Lidhur me këtë vrasje është arrestuar polici nga Presheva, Zoran M. (43).

Ai dyshohet se e ka kryer vrasjen. Sipas njoftimit të policisë serbe, polici është arrestuar pas informatës se veprën penale e ka bërë një njeri i veshur me uniformë policore, i cili është vërejtur se si arratiset nga vendi i krimit.

Më vonë, polici Zoran. M, është arrestuar nën dyshimin se është ekzekutues i veprës penale. Dje, pjesëtarët e policisë së trafikut në Vranjë, gjetën një kufomë me plagë në qafë, në automjet që ishte parkuar në rrugën magjistrale Preshevë-Vranjë.

Viktima është identifikuar si Mahir. J., banor i Gostivarit.

Në vendin e ngjarjes, sipas mediave serbe, janë gjetur së paku 45 teneqe fishekësh të zbrazur. Gjurmët e plumbave vërehen buzës së asfaltit në një gjatësi disa dhjetëra metra.


Publikuar: 04.03.2010 (15:40), Lexuar: 577 herė
Komentet

Komenti juaj
Ndalohet përdorimi i gjuhës degjenerues dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit.

Copyright © 2007 - 2010 Tv Koha. Tė gjitha drejtat e pėrmbajtura.
Developed by: Just5 Studio