Miqësoret, konfirmohet Spanja, ndalet Italia

Skuadrat kombëtare të futbollit zhvilluan mbrëmë ndeshjet e fundit miqësore para përgatitjeve për Botërorin “Afrikë e Jugut 2010“.

Miqësoret, konfirmohet Spanja, ndalet Italia
Spanja ka konfirmuar fuqinë në Evropë duke mposhtur Francën në transfertë me rezultatin e pastër 2-0. Golat për kampionët e Evropës u shënuan në pjesën e parë nga David Vila dhe Serxhio Ramos.

Fitore të rëndësishme ka marrë edhe Argjentina e Maradonës, e cila ka fituar minimalisht 1-0 në transfertën e vështirë të Gjermanisë. Goli i vetëm i këtij takimi u shënua nga Higuain.

Italia kampione e botës në fuqi nuk arriti të shkonte më shumë se barazimi 0-0 brenda në fushën e vet me Kamerunin. Anglia fitoi 3-1 përballë Egjiptit, ndërsa Portugalia mundi 2-0 përfaqësuesen e Kinës.

Greqia pësoi një grusht të fortë nga Senegali, duke u mundur 2-0 brenda në Athinë. Ndërkohë, Maqedonia fitoi me rezultatin 2-1 “derbin“ me përfaqësuesen e Malit të Zi.

Rezultatet:

Armenia 1 - 3 Belarus

Mozambique 0 - 1 Botswana

Zimbabwe 2 - 1 Malawi

Macedonia 2 - 1 Montenegro

Ivory Coast 0 - 2 Korea Republic

Tanzania 2 - 3 Uganda

Georgia 2 - 1 Estonia

Greece 0 - 2 Senegal

Angola 1 - 1 Latvia

Cyprus 0 - 0 Iceland

Nigeria 5 - 2 DR Congo

Slovakia 0 - 1 Norëay

Bosnia-H. 2 - 1 Ghana

Moldova 1 - 0 Kazakhstan

Malta 1 - 2 Finland

Turkey 2 - 0 Honduras

Algeria 0 - 3 Serbia

Hungary 1 - 1 Russia

South Africa 1 - 1 Namibia

Romania 0 - 2 Israel

Luxembourg 1 - 2 Azerbaijan

Switzerland 1 - 3 Uruguay

Austria 2 - 1 Denmark

Poland 2 - 0 Bulgaria

Albania 1 - 0 Northern Ireland

Belgium 0 - 1 Croatia

Germany 0 - 1 Argentina

Holland 2 - 1 United States

Italy 0 - 0 Cameroon

Slovenia 4 - 1 Qatar

Wales 0 - 1 Sweden

England 3 - 1 Egypt

France 0 - 2 Spain

Scotland 1 - 0 Czech Republic

Portugal 2 - 0 China


Kategoria: Sport
Publikuar: 04.03.2010 (15:40)
Burimi: http://www.tvkoha.tv/3483/miqesoret-konfirmohet-spanja-ndalet-italia.html