Televizioni Koha
Lajme > Maqedoni > Skender Durmishi, ambasador i Kosovės nė Shkup
Skender Durmishi, ambasador i Kosovës në Shkup
4 mars Pas zgjedhjeve të vitit 2007 dhe formimit të koalicionit qeveritar PDK-LDK, Durmishi një kohë ka punuar si Këshilltar i Zëvendëskryeministrit nga radhët e LDK-së, Ramë Manaj, deri në emërimin e tij në pozitën e sekretarit të parë në ambasadën e Kosovës në Bruksel, ku pastaj nga ministri Hyseni është avancuar në gradën e ministrit-këshilltar.
Skender Durmishi, ambasador i Kosovės nė Shkup
Ministri i Punëve të Jashtme, Skënder Hyseni ka emëruar Skënder Durmishin, të ngarkuar me punë në Ambasadën e Kosovës në Maqedoni.
Lajmi është konfirmuar nga këshilltari i parë i ministrit Hyseni, Qerim Qerimi, i cili ka bërë të ditur se Durmishi të premten në mëngjes është nisur për në Maqedoni, ku do të shërbejë fillimisht si i ngarkuar me punë.

“Durmishi ka pasur gradën ministër-këshilltar në Ambasadën e Kosovës në Bruksel. Ministri Hyseni duke u bazuar në Ligjin për Shërbimin e Jashtëm e ka avancuar atë në gradën e të ngarkuarit me punë në Maqedoni”, ka thënë Qerimi.

Durmishi një kohë të gjatë ka punuar si gazetar. Para luftës ai ka punuar në Radio Televizionin e Prishtinës, ndërsa gjatë luftës në Televizionin Shqiptar në Tiranë, në redaksinë për Kosovës.


Pas mbarimit të luftës, Durmishi ka punuar në Radio Televizionin e Kosovës, në pozitën e redaktorit, deri në kalimin e tij si këshilltar për media i ish kryeparlamentarit Kolë Berisha.


Pas zgjedhjeve të vitit 2007 dhe formimit të koalicionit qeveritar PDK-LDK, Durmishi një kohë ka punuar si Këshilltar i Zëvendëskryeministrit nga radhët e LDK-së, Ramë Manaj, deri në emërimin e tij në pozitën e sekretarit të parë në ambasadën e Kosovës në Bruksel, ku pastaj nga ministri Hyseni është avancuar në gradën e ministrit-këshilltar.


Publikuar: 04.03.2010 (18:20), Lexuar: 217 herė
Komentet

Komenti juaj
Ndalohet përdorimi i gjuhës degjenerues dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit.

Copyright © 2007 - 2010 Tv Koha. Tė gjitha drejtat e pėrmbajtura.
Developed by: Just5 Studio