Televizioni Koha
Lajme > Rajon > Shoqatat e luftės kėrkojnė lirimin e Xhavit Hasanit
Shoqatat e luftës kërkojnë lirimin e Xhavit Hasanit
4 mars Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës në Viti, Milaim Abazi, duke folur para protestuesve tha se dënimi i Hasanit nuk ishte një akt juridik, por një akt politik dhe antishqiptar, andaj e cilësojmë të padrejtë qëndrimin e tij në burg tash e tetë vjet. Protestuesit i kanë dhënë afat prej 30 ditësh institucioneve vendore dhe ndërkombëtare që të merren seriozisht me lirimin e tij, në të kundërtën ata thanë se do t’i radikalizojnë veprimet.
Shoqatat e luftės kėrkojnė lirimin e Xhavit Hasanit
Prishtinë, 4 mars - Veteranët e luftës së UÇK-së në Viti, përmes një proteste publike, sot kanë kërkuar lirimin e menjëhershëm të Xhavit Hasanit nga burgu i Dubravës. Ish- pjesëtari i UÇK-së në Kosovë dhe Maqedoni, Xhavit Hasani po vuan dënimin prej 13 vitesh sipas gjykimit të shpallur nga Gjykata Themelore në Shkup.

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës në Viti, Milaim Abazi, duke folur para protestuesve tha se dënimi i Hasanit nuk ishte një akt juridik, por një akt politik dhe antishqiptar, andaj e cilësojmë të padrejtë qëndrimin e tij në burg tash e tetë vjet.

Protestuesit i kanë dhënë afat prej 30 ditësh institucioneve vendore dhe ndërkombëtare që të merren seriozisht me lirimin e tij, në të kundërtën ata thanë se do t’i radikalizojnë veprimet.

Protestuesit në duar mbanin pankartat me mbishkrimet: “Maqedonia e dënoi, Sejdiu po e mban në burg”, “President amnistoje Xhavit Hasanin”, “President a mos gabove” etj. Xhavit Hasani, nga Tanusha e Shkupit, ishte arrestuar nga forcat e KFOR-it në vitit 2000 dhe ishte ekstraduar në Maqedoni.

Më pas, nga Gjykata Themelore në Shkup, ishte liruar me kaucion në shumë prej 200 mijë markave gjermane, ndërsa më vonë, në prill të vitit 2001, ishte dënuar nga gjyqi maqedonas në mungesë me 13 vjet heqje lirie, të cilin dënim e zbatoi UNMIK-u në Kosovë, në vitin 2002 duke a arrestuar atë në Viti.


Ai akuzohet nga gjykatat maqedonase se në vjeshtën e vitit 1999 në periferi të Shkupit, kishte shtënë ndaj policisë, e cila asistonte në rrënimin e shtëpisë së tij. / Zhurnal /


Publikuar: 04.03.2010 (18:25), Lexuar: 253 herė
Komentet

Komenti juaj
Ndalohet përdorimi i gjuhës degjenerues dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit.

Copyright © 2007 - 2010 Tv Koha. Tė gjitha drejtat e pėrmbajtura.
Developed by: Just5 Studio