Spanja i dha të mërkurën një mësim të mirë Francës së Tieri Henrisë, pasi e mundi 2-0 në miqësoren e fundit para Kampionatit Botëror.
Sulmuesi i Barcelonës, Tieri Henri, ka pranuar supremacinë e kundërshtarit në sfidën e mbrëmjes së të mërkurës në Stade de France, duke e përcaktuar Furinë e Kuqe si skuadër nga një tjetër planet. Spanja dhe Brazili janë favoritët absolutë për të fituar Kupën e Botës. Më kujtojnë Francën e dhjetë viteve më parë, theksoi ish-kapiteni i Arsenalit.
Më tej, në prononcimin menjëherë pas ndeshjes, Henri shtoi: Mbrëmjen e të mërkurës ne pamë në fushë dy skuadra të ndryshme: njëra që është gati dhe i ka të gjitha mundësitë për të fituar Kampionatin Botëror dhe tjetra që ka ende shumë punë për të bërë.