Televizioni Koha
Lajme > Maqedoni > Vetėvrasje nė Xhepēisht
Vetëvrasje në Xhepçisht
5 mars ”Për motivet dhe arsyet e kësaj vetëvrasje është duke u punuar”, ka thënë shkurt zëdhënësi I policisë së Tetovës Marjan Josifovski. Ndryshe gjatë ditës së djeshme është kryer hetim në vendin e ngjarjes, është gjetur edhe gëzhoja me dhe punohet në zbradhjen e plotë të rastit.
Vetėvrasje nė Xhepēisht
Pesëdhjetë e gjashtëvjeçari XH.R nga fshati Xhepiçisht I komunës së Tetovës, mëngjesin e së enjtes është vetëvrarë në shtëpinë e tij.56 vjeçari vendosi që t`I jap fund jetës së tij me një pistoletë CZ 3 kalibri 7.65 milimetër të cilin e ka poseduar pa leje, ka shtënë në qepallën e syrit të djathtë, njoftoi policia e Tetovës.

Trupin e tij të pajetë e kanë gjetur familjarët të cilët mënjëherë e kanë dërguar në spitalin klinik të Tetovës ku është konstatuar vdekja e tij.

Burime zyrtare pranë policisë së Tetovës bëjnë të ditur se personi në fjalë ka qenë pronar I një këmbimoreje në qytetin e Tetovës, por policia thekson se sipas rrëfimeve të familjarëve ai nuk ka patur probleme shëndetësore dhe financiare.

”Për motivet dhe arsyet e kësaj vetëvrasje është duke u punuar”, ka thënë shkurt zëdhënësi I policisë së Tetovës Marjan Josifovski.


Ndryshe gjatë ditës së djeshme është kryer hetim në vendin e ngjarjes, është gjetur edhe gëzhoja me dhe punohet në zbradhjen e plotë të rastit.


Publikuar: 05.03.2010 (17:28), Lexuar: 898 herė
Komentet

Komenti juaj
Ndalohet përdorimi i gjuhës degjenerues dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit.

Copyright © 2007 - 2010 Tv Koha. Tė gjitha drejtat e pėrmbajtura.
Developed by: Just5 Studio