Televizioni Koha
Lajme > Rajon > Bora mbuloi disa komuna nė veri tė Shqipėrisėi
Bora mbuloi disa komuna në veri të Shqipërisëi
6 mars Në rrethin e Mirditës bora ka izoluar komunat e thella, ndërsa brenda në qytet trashësia arrin në 5- 10 cm. Janë të bllokuara komuna e Fanit, Selitës. Akset nacionale Kurbnesh- Lurë, Kurbnesh- Rrëshën, Rrëshen- Kukës, kalohen vetëm me zinxhirë, ndërsa te Ura e Fanit policia ka ngritur postbllok për të mos lejuar automjetet. Në komunën Orosh, dy fshatra rrezikohen për shkak të rrëshqitjes së dheut
Bora mbuloi disa komuna nė veri tė Shqipėrisėi
TIRANE- Reshjet e dendura të bores që kanë rënë gjatë natës kane veshtiresuar situaten ne veri dhe verilindje te Shqiperise. Në Dibër, Kukës, Mirditë dhe Pukë komunat e thella janë të izoluara nga boral. Akset nacionale të kalueshme por me zinxhirë.

Ne Dibër i gjithë qarku është i përfshirë nga bora, trashësia e së cilës arrin në 40 cm. Banorët e disa komunave janë të izoluar nga bora. Të izoluar janë komunat Lurë, Kalaja e Dodës, ndërsa në Selishtë janë të bllokuar disa fshatra.

Mësohet se nuk ka problem në qarkullimin e mjeteve në aksin kombëtar Peshkopi- Burrel, ndërsa akset rurale kanë probleme. Aksi Peshkopi- Qafë Buall kalimi bëhet vetëm me zinxhirë. Në qytetin e Bulqizës trashësia e borës arrin në 30 cm.

Në rrethin e Pukës, probleme vërehen në zonat e thella malore. Në Qafën e Malit trashësia e borës ka arritur në 25 cm dhe segmenti Qafë Mali- Fierzë është i kalueshëm vetëm me zinxhirë.
Me zinxhirë janë të kalueshme dhe akset Fushë Arrëz- Kukës, Fushë Arrëz- Mirditë, ndërsa kalohet me vështirësi aksi Lufë- Pukë. Komunat Iballë, dhe Bardhet, janë të bllokuara nga bora.

Në Kukës trashësia e borës në qytet është e vogël, 6- 7 cm ndërsa në zonat e thella malore arrin në 40 cm. Të bllokuara janë komunat Grykë Qaj, Arren, Zapod, Topojan, Shishtavec, Umnisht.

Në rrethin e Hasit të bllokuara janë komunat Golaj, Gjinaj.

Në Tropojë janë izoluar komunat Markgegaj dhe Lekbibaj. NEWS24 informon se janë të kalueshme por vetëm me zinxhirë akset kombëtare Kukes-Peshkopi, Kukës- Shishtavec, Kukës-Bushtricë. Në këto akse ka probleme pasi bora i bllokon shpesh. Problem dhe formimi i akullit në rrugë.

Lëvizja në aksin nacional Kukës-Shumri- Qafe Shllak - Qafe Mali është i vështirë për shkak të shtresave të akullit trashësia e të cilës kalon 30 cm.

Në rrethin e Mirditës bora ka izoluar komunat e thella, ndërsa brenda në qytet trashësia arrin në 5- 10 cm. Janë të bllokuara komuna e Fanit, Selitës. Akset nacionale Kurbnesh- Lurë, Kurbnesh- Rrëshën,
Rrëshen- Kukës, kalohen vetëm me zinxhirë, ndërsa te Ura e Fanit policia ka ngritur postbllok për të mos lejuar automjetet.
Në komunën Orosh, dy fshatra rrezikohen për shkak të rrëshqitjes së dheut.

Në fshatin Konaj 3 banesa janë bërë të pabanueshme për shkak të rrëshqitjes së tokës dhe komisioni i emergjencave civile ka evakuar banorët. Ndërsa në fshatin Blinisht rrëshqitja masive e tokës rrezikon 2 familje.
(s.g/balkanWeb)


Publikuar: 06.03.2010 (14:33), Lexuar: 161 herė
Komentet

Komenti juaj
Ndalohet përdorimi i gjuhës degjenerues dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit.

Copyright © 2007 - 2010 Tv Koha. Tė gjitha drejtat e pėrmbajtura.
Developed by: Just5 Studio