Televizioni Koha
Lajme > Maqedoni > Thaēi uron arsimtarėt
Thaçi uron arsimtarët
6 mars- Ju siguroj se sfidat që i kemi përpara bashkërisht do ti tejkalojmë dhe zgjidhim.Andaj, me respektin më të madh, më lejoni që në emrin tim personal dhe në emër të Partisë Demokratike Shqiptare, t’ju shpreh urimet dhe përgëzimet më të sinqerta arsimtarëve, pedagogëve dhe profesorëve shqiptarë, për nderë të 7 Marsit ditës së arsimit shqip, thuhet në telegram urimin e Menduh Thaçit Kryetar i Partisë Demokratike Shqiptare drejtuar arsimtarëve.
Thaēi uron arsimtarėt
Me rastin e 7 marsit ditës së arsimit shqip, kryetari i PDSH-së Menduh Thaçi, u është drejtuar të gjithë arsimtarëve me anë të një telegram urimi.
“Ju që gjithmonë keni ditur që në shtëpitë tona të sjellni dritën e arsimit dhe edukimit, përgjithnjë do të ngeleni elita më e respektuar e kombit. Kontributi juaj në sferën e arsimit dhe civilizimit mbarëkombëtar gjithmonë do të ngelet i padiskutueshëm.


Vlerat të cilat sot i gëzon kombi shqiptarë janë fryt i punës suaj të palodhshme për të arsimuar dhe edukuar rininë shqiptare. Ju gjithnjë keni qenë mburoja e vërtetë e çështjes shqiptare.

Ju siguroj se sfidat që i kemi përpara bashkërisht do ti tejkalojmë dhe zgjidhim.

Andaj, me respektin më të madh, më lejoni që në emrin tim personal dhe në emër të Partisë Demokratike Shqiptare, t’ju shpreh urimet dhe përgëzimet më të sinqerta arsimtarëve, pedagogëve dhe profesorëve shqiptarë, për nderë të 7 Marsit ditës së arsimit shqip, thuhet në telegram urimin e Menduh Thaçit Kryetar i Partisë Demokratike Shqiptare drejtuar arsimtarëve.


Publikuar: 06.03.2010 (16:45), Lexuar: 427 herė
Komentet

Komenti juaj
Ndalohet përdorimi i gjuhës degjenerues dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit.

Copyright © 2007 - 2010 Tv Koha. Tė gjitha drejtat e pėrmbajtura.
Developed by: Just5 Studio