6 mars-
Në rast se nuk ndërpritet niveli i këtill i kuminikimit Demokracia e Re do të konstatojë se faji për keqësimin dhe acarimin e marrëdhënieve ndëretnike bie pikërisht mbi VMRO-DPMNE-në dhe LSDSM-në dhe politikat e tyre ndarëse dhe destruktive, tha përfaqëuesi i sekretariatit për marrëdhënie me publikun i DR-së, Visar Ramadani
Demokracia e Re ka reaguar ndaj akuzave që bënë dje mes tyre VMRO-DPMNE dhe LSDM lidhur me ngjarjet tragjike të Bit pazarit, Gostivarit, Ladorishtit dhe luftën e vitit 2001.
Në rast se nuk ndërpritet niveli i këtill i kuminikimit Demokracia e Re do të konstatojë se faji për keqësimin dhe acarimin e marrëdhënieve ndëretnike bie pikërisht mbi VMRO-DPMNE-në dhe LSDSM-në dhe politikat e tyre ndarëse dhe destruktive, tha përfaqëuesi i sekretariatit për marrëdhënie me publikun i DR-së, Visar Ramadani
DR pyet publikisht edhe VMRO-DPMNE-në edhe LSDM-në, cili është qëllimi i tyre kur përkujtojnë Bit Pazarin, Gostivarin, Universitetin e Tetovës, konfliktin e armatosur të vitit 2001? Mos vallë në këtë mënyrë iu lajthiten votuesve të tyre duke i përkujtuar se sa brutal kanë qenë në disciplinimin e shqiptarëve dhe refuzimin e aspiratave të tyre legjitime për barazi individuale dhe kolektive në këtë vend? Nga ana tjetër, DR nuk dëshiron të besojë se të dy partitë duke përkujtuar këto raste famëkeqe dërgojnë mesazh deri te shqiptarët se të njejtat mund edhe të përsëriten, pyeti Visar Ramadani nga DR.
Në vazhdën e përplajseve politike, VMRO-DPMNE dje akuzoi kreun e LSDM-së Cërvenkovski për incidentin e vitit 1993 në Bit Pazar, ku sipas VMRO-DPMNE-së u ushtrua dhunë brutale mbi shqiptarët. Ndërsa nga LSDM-ja u kundërpërgjigjën duke thënë se se incidenti i Bit Pazarit nuk është asgjë nëse krahasohet me luftën e 2001-it dhe viktimat e rëna gjatë asaj periudhe.