Televizioni Koha
Sport > Sudan, vdes nė fushė sulmuesi nigerian
Sudan, vdes në fushë sulmuesi nigerian
Endurance Idahor ka humbur jetën tragjikisht në fushën e lojës gjatë një ndeshjeje në kampionatin sudanez, pasi u godit me bërryl nga kundërshtari gjatë një dyluftimi.
Sudan, vdes nė fushė sulmuesi nigerian
Ngjarja e rëndë ndodhi dje në ndeshjen e Premier Ligës sudaneze midis El-Merriekh dhe Al-Amal. Sulmuesi 23-vjeçar, i lindur në Nigeri, mbeti i shtrirë në fushë pa frymë, pasi u godit me bërryl nga një kundërshtar gjatë lojës. Megjithë ndihmën e shpejtë nga shokët e skuadrës dhe mjekët e ekipit, lojtari humbi jetën në ambulancë, gjatë rrugës për në spital.

Futbollistët, trajnerët dhe 30 mijë tifozët e pranishëm në stadium mbajtën frymën në momentin kur lojtari ishte i shtrirë dhe më pas gjyqtari sinjalizoi ndërprerjen e ndeshjes. Burime pranë klubit El-Merreikh pohuan se lojtari do t’i nënshtrohet autopsisë, për të përcaktuar shkakun e vdekjes. Sipas raporteve të para mjekësore, mësohet se ka të ngjarë që futbollisti të ketë ndërruar jetë si pasojë e një ataku kardiak.


Publikuar: 08.03.2010 (11:21), Lexuar: 148 herė
Komentet

Komenti juaj
Ndalohet përdorimi i gjuhës degjenerues dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit.

Copyright © 2007 - 2010 Tv Koha. Tė gjitha drejtat e pėrmbajtura.
Developed by: Just5 Studio