Televizioni Koha
Lajme > Botė > Vetėvrasje e tre, me siguri, imigrantėve tė Evropės Lindore nė Gllazgov
Vetëvrasje e tre, me siguri, imigrantëve të Evropës Lindore në Gllazgov
8 mars Mediat lokale në Skoci konfirmuan se bëhet fjalë për punëtorë të huaj dhe për azilantë nga pjesët lindore të Evropës. Sipas disa nga mediat glazgoviane, vetëvrasësit janë imigrantë rusë, ndërsa të tjera konfirmojnë se personat janë të ardhur nga Kosova.
Vetėvrasje e tre, me siguri, imigrantėve tė Evropės Lindore nė Gllazgov
Tre persona janë vrarë në Glazgov, duke u hedhur nga kati i 15-të nga një prej tetë gradaçelava në këtë qytet skocez. Përfaqësuesi i policisë njoftoi se hetimi zbuloi se nuk bëhet fjalë për vrasje të personave, prej të cilëve dy ishin meshkuj ndërsa e treta ka qenë femër.

Polica lokale konfirmoi se ende nuk dihet se kush është arsyja për vetëvrasje, dhe as se kush ishin personat në këtë incident tragjik, njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Londra.

Mediat lokale në Skoci konfirmuan se bëhet fjalë për punëtorë të huaj dhe për azilantë nga pjesët lindore të Evropës. Sipas disa nga mediat glazgoviane, vetëvrasësit janë imigrantë rusë, ndërsa të tjera konfirmojnë se personat janë të ardhur nga Kosova.

Supozimet e tilla bazohen mbi të dhënat që ka policia dhe autoritetet lokale se gradaçelat prej të cilave më e larta ka 30 kate, vitet e fundit kanë qenë strehimore ilegale për shumë të huaj të cilët janë në punë të përkohëshme në Skoci.

Bëhet fjalë për gjithsej tetë shumëkatëshe, të ndërtuara në Glazgov në vitet gjashtëmbëdhjetë të shekullit të 20-të.


Publikuar: 08.03.2010 (16:01), Lexuar: 136 herė
Komentet

Komenti juaj
Ndalohet përdorimi i gjuhës degjenerues dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit.

Copyright © 2007 - 2010 Tv Koha. Tė gjitha drejtat e pėrmbajtura.
Developed by: Just5 Studio