Televizioni Koha
Lajme > Maqedoni > Liderėt partiakė kėtė javė do tė bisedojnė pėr ndyshimet kushtetuese
Liderët partiakë këtë javë do të bisedojnë për ndyshimet kushtetuese
8 mars "Do të duhet njohje e shkëlqyer e gjuhës angleze që të mundet gjyqtari i ardhshëm të gjendet me literaturën e huaj, të lexojë lëndë dhe raste të huaja dhe të mësojë nga përvojat si punohet kjo në vendet e huaja", tha Gruevski.
Liderėt partiakė kėtė javė do tė bisedojnė pėr ndyshimet kushtetuese
Takimi i liderëve për ndryshime kushtetuese në pjesën e Këshillit gjyqësor do të mbahet nga fundi i javës, përsëriti sot kryeministri Nikolla Gruevski, duken shtuar se për afatin e saktë do të vendosë gjatë ditës.

!Qëllimi i ndryshimeve është përforcimi i rolit të Gjykatës Kushtetuese, pavarësia e saj akoma më e madhe dhe ekspozimi më i vogël i presioneve", tha Gruevski, duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve pas vizitës tek djali i lënduar në incidentin e së shtunës në sheshin "Maqedonia".

Ai theksoi se planifikohen dhe do të zbatohen projekte edhe për përmirësimin e cilësisë së gjyqtarëve, duke paralajmëruar ndryshime në Ligjin për regjistrim në Akademinë e gjyqtarëve, me të cilat do të caktohen kriretet më të larta gjatë zgjedhjes së gjyqtarëve.

"Do të duhet njohje e shkëlqyer e gjuhës angleze që të mundet gjyqtari i ardhshëm të gjendet me literaturën e huaj, të lexojë lëndë dhe raste të huaja dhe të mësojë nga përvojat si punohet kjo në vendet e huaja", tha Gruevski.

Mes tjerash, gjyqtari do të duhet të japë provim për test psikologjik, i cili do të ndërmerret nga agjenci ndërkomëtare me renome, të cilët kanë arritur nivel të lartë në përpunimin e testeve të këtilla, test për integritet, i cili do të ketë gjithashtu disa pjesë.

Një nga punët, në të cilat tashmë punohet janë paralajmërimet të ndërlidhura me Këshillin gjyqësor, i cili, siç tha, duhet të ketë rol të përforcuar, pavarësi akoma më të madhe dhe ekspozim më të vogël të presioneve


Publikuar: 08.03.2010 (18:26), Lexuar: 224 herė
Komentet

Komenti juaj
Ndalohet përdorimi i gjuhës degjenerues dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit.

Copyright © 2007 - 2010 Tv Koha. Tė gjitha drejtat e pėrmbajtura.
Developed by: Just5 Studio