Zidan i bindur: Reali e kalon Lionin
Ish-ylli madrilen, Zinedin Zidan, është i bindur se galaktikët janë në gjendje të përmbysin disavantazhin e ndeshjes së parë me Lionin në 1/8 e Ligës së Kampionëve.
Në një prononcim për të përditshmen sportive spanjolle Marca, ish-kapiteni i kombëtares franceze ka rikujtuar momentet e lavdishme me fanellën e merengesve (goli në finale ndaj Bajer Leverkusenit, që i solli madrilenëve trofenë e Ligës së Kampionëve në vitin 2002). Ai gol gati sa e shkatërroi stadiumin nga brohoritjet e tifozëve, kujton Zizu.
Por Reali nuk është më ai i kohës së tij (megjithëse ka shumë galaktikë në përbërje) dhe duhet të përmbysë humbjen e para dy javëve ndaj Olimpikut të Lionit në Gerland, nëse dëshiron të sigurojë një vend në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve (ku skuadra kryeqytetase nuk fiton që në kohën e Zidanit). Gjithsesi, francezi ka besim: Jam i bindur se Reali do tia dalë të kualifikohet. Ata mund të bëjnë gjëra të mëdha në këtë sezon.