Të martën dhe të mërkurën zhvillohen katër ndeshje të kthimit të tetës së finales së Ligës së kampionëve.
Priten duelë interesante pasi në takimet e para asnjëra nga ekipet nuk ka arritur ndonjë përparësi bindëse.
Megjithatë në situatën më të volitshme është skuadra e Mançester Junajtedit pasi fitoren minimale ndaj Milanit prej 3:2 e ka arritur në San Siro, prandaj vështirë që Djajtë e kuq do të lejojnë skuadrën italiane në Old Traford që të komoensoi humbjen në shtëpi, ndërsa për plasman në çerekfinale ju nevojitet fitorja me dy gola dallim.
Fiorentina e motivuar tej mase e pret ndeshjen me Bajernin me shpresë që tI revanshohet p[ër humbjen e pa merituar në Munih (1:2). Mirëpo bazuar në formën aktuale të skuadrës ngjyrë vjollcë më afër suksesit janë futbollistët bavarezë.
Reali në Madrid do të ndjek fitoren prej dy golave ndaj Lionit të papërshtatshëm (0:1), derisa Arsenali në Londër i konvenon edhe fitorja minimale prej 1:0 për të kaluar në çerekfinale.
E martë me 9 mars
20:45 Arsenal - Porto (ndeshja e parë 1:2)
20:45 Fiorentina - Bajern (1:2)
E mërkurë 10 mars
20:45 Mançester Junajted - Milan (3:2)
20:45 Real Madrid - Olimpik Lion (0:1)