Televizioni Koha
Sport > Riberi vendos nė fund tė marsit
Riberi vendos në fund të marsit
Reali, Barcelona dhe Çelsi janë të gatshme që të ndajnë dhjetëra miliona euro për reprezentuesin francez dhe mesfushorin e Bajernit, Frank Riberi.
Riberi vendos nė fund tė marsit
Vet futbollisti nuk është i gatshëm të deklarohet rreth statusit të tij në skuadrën bavareze, ndërsa në një prononcim për një television francez ka thënë se vendimin do ta marrë pas tri javësh.

“Nuk është e vërtetë se kalimi im në Real është punë e kryer pasi edhe Barcelona dhe Çelsi kanë paraqitur oferta serioze. Mirëpo, unë akoma nuk kam vendosur se a do të largohem në të vërtetë nga Bajerni”, ka thënë Riberi.

Ai theksoi se më së voni deri në fund të këtij muaji do të marrë vendim definitiv rreth largimit apo mbetjes në Bajern.


Publikuar: 09.03.2010 (13:27), Lexuar: 140 herė
Komentet

Komenti juaj
Ndalohet përdorimi i gjuhës degjenerues dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit.

Copyright © 2007 - 2010 Tv Koha. Tė gjitha drejtat e pėrmbajtura.
Developed by: Just5 Studio