Emri i sulmuesit Brazilian është pjesë e listës së 22 lojtarëve të grumbulluar nga trajneri Leonardo për sfidën e të mërkurës me Mançesterin në Old Traford.
Jashtë kësaj liste kanë mbetur vetëm Masimo Odo dhe Kaladze (përveç Mansinit që nuk mund të aktivizohet në Ligën e Kampionëve). Me shumë mundësi Aleksandre Pato do të jetë në dispozicion të trajnerit brazilian, megjithatë, nëse do jetë në gjendje të luajë që nga minuta e parë, do përcaktohet përfundimisht nga analizat e mëngjesit të së mërkurës.
Përveç sulmuesit, pjesë e grupit që udhëtoi sot drejt tokës britanike është edhe Klarens Sedorf. Mesfushori hollandez ka lënë pas dëmtimin dhe mund ti rikthehet fushës së lojës. Por mundësitë që ai të aktivizohet si titullar janë shumë të pakta. Në këtë mënyrë, ka gjasa që ekipi titullar në Old Traford do jetë ai që e nisi sfidën me Romën në kampionat (ndoshta me ndryshimin e vetëm se në vend në Flaminisë do luajë Bekam, që rikthehet për herë të parë në stadiumin të cilin e la shtatë vjet më parë).
Ja lista e plotë e të grumbulluarve:
Portierë: Abbiati, Dida, Roma
Mbrojtës: Abate, Antonini, Bonera Favalli, Jankulovski, Nesta, Thiago Silva, Zambrotta
Mesfushorë: Ambrosini, Beckham, Flamini, Gattuso, Pirlo, Seedorf
Sulmues: Borriello, Huntelaar, Inzaghi, Pato, Ronaldinho