Armand Duka rizgjidhet në krye të FSHF-së

Sapo ka përfunduar procesi i votimit për presidentin e Federatës Shqiptare të Futbollit. Kreu aktual rizgjidhet për mandatin e tretë 4-vjeçar.

Armand Duka rizgjidhet nė krye tė FSHF-sė
Duka mori gjithsej 49 vota, duke u zgjedhur që në raundin e parë të votimit. Kandidati tjetër, Refik Halili, mori 15 vota, ndërkohë që Rudi Vata ka marrë vetëm një votë.

Procesi i votimit, i mbajtur gjatë Asamblesë së jashtëzakonshme zgjedhore në qytetin e Durrësit paraditen e sotme, ka shkuar normalisht dhe pa asnjë incident.

Në këtë mënyrë, Armand Duka rizgjidhet për të tretën herë në postin e numrit një të futbollit në Shqipëri, duke siguruar edhe një tjetër mandat 4-vjeçar. Ashtu siç kishin premtuar, të dy kandidatët e tjerë, Halili dhe Vata, kanë pranuar humbjen.


Kategoria: Sport
Publikuar: 09.03.2010 (15:44)
Burimi: http://www.tvkoha.tv/3526/armand-duka-rizgjidhet-ne-krye-te-fshf-se.html