Televizioni Koha
Lajme > Maqedoni > Gruaja e pėrfaqėsuar me dinjitet nė PDSH
Gruaja e përfaqësuar me dinjitet në PDSH
9 mars “ Edhe shoqëria shqiptare hapëron guximshëm në rrugën e progresit dhe barazisë gjinore edhe se duhet të pranojmë se kemi ende punë për të bërë në këtë drejtim dhe PDSH-ja I prinë këtij procesi. Brenda PDSH-së vlen parimi I mundësive të barabarta pa dallime.Kurse fakti që e vetmja kandidate femër për president shteti ishte kandidat I PDSH-së vërteton se na u njoh edhe kualiteti për të udhëhequr. Ne ishim forumi I vetëm që ngritëm iniciativë në Gjykatën Kushtetuese për të abroguar ligjin për stimulim të natalitetit ligj I cili u jepte benefecione vetëm grave maqedonase”, tha deputetja Merale Ferati.
Gruaja e pėrfaqėsuar me dinjitet nė PDSH
Urim Hasipi
Me një koktej solemn Forumi I Gruas I Partisë Demokratike Shqiptare, të hënën në mbrëmje ka shënuar 8 marsin ditën e gruas. Në këtë solemnitet kanë marrë pjesë kryetari I partisë Menduh Thaçi, nënkryetarja Mirushe Hoxha dhe anëtarë tjerë të partisë. Kryetarja e këtij forumi Merale Ferati, ka theksuar se në PDSH gruaja është e përfaqësuar duke ju referuar faktit se pikërisht kjo parti kishte kandidate për kryetar shteti.
“ Edhe shoqëria shqiptare hapëron guximshëm në rrugën e progresit dhe barazisë gjinore edhe se duhet të pranojmë se kemi ende punë për të bërë në këtë drejtim dhe PDSH-ja I prinë këtij procesi.

Brenda PDSH-së vlen parimi I mundësive të barabarta pa dallime.

Kurse fakti që e vetmja kandidate femër për president shteti ishte kandidat I PDSH-së vërteton se na u njoh edhe kualiteti për të udhëhequr. Ne ishim forumi I vetëm që ngritëm iniciativë në Gjykatën Kushtetuese për të abroguar ligjin për stimulim të natalitetit ligj I cili u jepte benefecione vetëm grave maqedonase”, tha deputetja Merale Ferati.
Duke ju referuar shkrimeve të ndryshme mbi funskionimin e shërbimeve sekrete, Kryetari I PDSH-së Menduh Thaçi, në fjalimin e tij, ka theksuar se ka ardhur në përfundim se forca e gruas, gatishmëria e saj për të vuajtur drejt një përcaktimi ka qenë e pakrahasueshme me forcën kundrejt një mashkulli.

“Të drejtat dhe barazitë nuk fitohen natën, por ato duhet të luftohen, duhet të fitohen në raport me të tjerët dhe mendoj se të gjithë ata që thonë se nuk duhet të gjitha sferat e shoqërisë të meren me politikë e kanë gabim.


Unë ju apeloj që ju të përcillni këtë mesazh edhe tek të tjerët se tek shqiptarët e Maqedonisë të gjithë përnjë duhet të meren me politikë edhe burrat edhe gratë edhe studentët edhe bujqit edhe arsimtarët.

Nuk ka mundësi tjetër për t`u realizuar qëllimet tona përveç se të meremi me politikë.


Nuk meren me politikë popujt të cilët kanë krijuar shtetet e veta, popujt të cilët I kanë krijuar institucionet e veta dhe popujt të cilët nëpërmjet institucionve I realizojnë interesat e tyre”, tha kryetari I partisë Menduh Thaçi.


Publikuar: 09.03.2010 (17:55), Lexuar: 975 herė
Komentet

Komenti juaj
Ndalohet përdorimi i gjuhës degjenerues dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit.

Copyright © 2014 Tv Koha. Tė gjitha drejtat e pėrmbajtura.
Developed by: Just5 Studio