Barcelona, gati ti japë Bajernit sulmuesin Krkiç për Riberinë
Sipas asaj që raportohet nga mediet spanjole, kampionët e Spanjës, Europës dhe Botës, Barcelona, janë të gatshëm që për të siguruar shërbimet e francezit Ribery, në kahje të kundërt të dërgojnë Bojan Kërkicin.
Mediat spanjolle raportojnë se Bajerni i Mynihut është i interesuar për talentin e ri të Barcelonës, Bojan Krkiç. Sipas të përditshmes sportive spanjolle Sport, 20-vjeçari nuk po gjen hapësira te Barcelona gjatë këtij sezoni. Aq më tepër kur Pedro Rodrigez po paraqitet mjaft mirë dhe vështirë se mund ta lërë vendin në formacionin e parë. Në këtë mënyrë, Bojan është duke menduar seriozisht një largim të mundshëm nga Kamp Nou. E në fakt, ofertat për të nuk kanë munguar: Ajaksi, Olimpiku i Marsejës, Olimpiku i Lionit dhe ndoshta Mançester Junajtid janë të gatshëm të përfitojnë. Por së fundi ka dalë në dritë një hipotezë tjetër. Bojan Krkiç mund të kalojë te Bajerni i Mynihut (bavarezët kanë shprehur interesim për të), operacion që mund të përfshijë mesfushorin francez, Frenk Riberi, i cili mund të transferohet në Spanjë.