Kuçi apo 'mbreti' i Swanseas
Kuçi me golin e shënuar në minutën e 18-të si udhëtues Swanseas ia siguroi fitoren me rezultat 1:0 ndaj Watfordit, në ndeshjen e javës së 35-të të Championship të Anglisë (liga e dytë).
Futbollisti nga Kosova, Shefki Kuçi, edhe njëherë ka qenë protagonist i fitores së Swanseas. Kuçi me golin e shënuar në minutën e 18-të si udhëtues Swanseas ia siguroi fitoren me rezultat 1:0 ndaj Watfordit, në ndeshjen e javës së 35-të të Championship të Anglisë (liga e dytë). Swansea prej se e ka marrë Kuçin si përforcim ia ka pa hairin sepse brenda dhe jashtë fushës së vet nuk ka të ndalur dhe vazhdimisht arrin rezultate të mëdha. Kuçi apo 'mbreti' i Swanseas shënoi edhe golin e tretë në fanellën e kësaj skuadre dhe bëri me dije se është ai ujku i vjetër. Kuçi ishte ndër më të mirët dhe gjithnjë i rrezikshëm për portën e skuadrës së Watfordit. Tri pikë të mëdha që e afrojnë pranë vendit të tretë të tabelës së klasifikimit. Swansea zë vendin e katërt me 59 pikë dhe ka pesë pikë më pak se i treti, Nottingham Foresti. Shefki Kuçi është figura më e famshme në championship dhe vazhdon me fluturimet e tija. Kuçi është zëvendësuar në minutën e 90-të nga futbollisti Trundle.
Kategoria: Sport
Publikuar: 10.03.2010 (11:41)
Burimi: http://www.tvkoha.tv/3538/kuci-apo-mbreti-i-swanseas.html