Televizioni Koha
Sport > Cana zverdhet dhe asiston nė fitoren bindėse ndaj Boltonit
Cana zverdhet dhe asiston në fitoren bindëse ndaj Boltonit
Sunderland arrin të fitojë pas një kohe të gjatë, duke e mundur Boltonin 4-0. Cana luajti 90-të minuta shumë të mira, ndërsa në minutën e parë të takimit ishte assistues i golit të epërsisë.
Cana zverdhet dhe asiston nė fitoren bindėse ndaj Boltonit
Lorik Cana, futbollist nga Kosova, me Sunderlandin shkëlqyen me lojë dhe rezultat, duke i shkaktuar debakël me rezultat 4:0 skuadrës së Boltonit, në ndeshjen e javës së 29-të të premierligës në futboll. Në minutën e parë të takimit, Sunderlandi shënoi golin e epërsisë. Trimi i ndeshjes, Lorik Cana në mënyrë fenomenale ka asistuar në drejtim të Campbell, i cili nuk fali portierin e Boltonit dhe rezultati 1:0. Në vazhdim të ndeshjes, Bent ka qenë njëri nga futbollistët më të shquar në lojë me tri gola të tija të shënuar në portën e skuadrës së Boltonit. Bent shënoi golat në minutën e 64', 74'-nga penalltia dhe 88'. Cana luajti 90 minuta, duke mrekulluar me lojë, por është ndëshkuar më karton të verdhë në minutën e 30-të. Sunderlandi kalon në vendin e 13-të me 30 pikë, ndërsa Boltoni bie i 14-ti me 29 pikë. Këto tri pikë janë të mirëseardhura për Sunderlandin në luftë për mbijetesë në ligë.


Publikuar: 10.03.2010 (11:47), Lexuar: 129 herė
Komentet

Komenti juaj
Ndalohet përdorimi i gjuhës degjenerues dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit.

Copyright © 2007 - 2010 Tv Koha. Tė gjitha drejtat e pėrmbajtura.
Developed by: Just5 Studio