Bekam flet para sfidës së sontshme të Milanit, kur në 'Old Traford' takohet me ish-skuadrën e tij Manchester Junajtedin. Anglezi shprehet se nuk ndjen presion, por shton se është i lumtur për rastin që të luajë në stadiumin ku ka lënë shumë miq.
Ylli i Milanit, Dejvid Bekam, ka pohuar se nuk e ndjen aspak presionin në prag të rikthimit të tij në Old Trafford dhe atë si kundërshtar. Sjam nervoz dhe nuk jam nën presion, madje ndjehem i lumtur që pas 7 vjetësh do të luaj në Old Trafford. Aty do të takoj shumë njerëz, të cilët më kanë përkrahur gjatë tërë atyre viteve kur kam luajtur për Mançester Junajted, ka thënë Bekam, duke shtuar: Gjithmonë kam ëndërruar të luaja për Mançesterin dhe kurrë skam besuar se një ditë do të luaja kundër kësaj skuadre. Më pas, Bekam ka folur edhe për ndeshjen e kthimit Mançester Junajted-Milan, e cila luhet sonte. Në Old Trafford është gjithmonë e vështirë të luash dhe të fitosh, sidomos me një epërsi 2-0, siç kemi nevojë ne këtë herë. Por, nëse luajmë mirë dhe krijojmë raste, jemi të vetëdijshëm se kemi futbollistë të cilët dinë ti realizojnë ato. E dimë se na pret një detyrë e vështirë, por në futboll asgjë sështë e pamundur, ka përfunduar Bekam.