Televizioni Koha
Lajme > Maqedoni > To Vima: Uashingtoni propozon "Republika Veriore e Maqedonisė"
To Vima: Uashingtoni propozon "Republika Veriore e Maqedonisë"
10 mars- Obama dhe Klintoni, siç theksohet, i kanë thënë Papandreut se nëse Greqia përgjigjet pozitivisht në kërkesën e tyre, Uashingtoni është i gatshëm ta informojë Këshillin e sigurisë së KB-së, se emri "IRJM" në të ardhmen mund të zëvendësohet me "Republika Veriore e Maqedonisë", ndërsa gjuha që flitet në vend si "gjuha veriore maqedonase".
To Vima: Uashingtoni propozon \'Republika Veriore e Maqedonisė\'
Athina ta rihetojë qëndrimin e vet në lidhje me kontestin për emrin me Shkupin dhe ta shqyrtojë propozimin "Republika Veriore e Maqedonisë" si zgjidhje për problemin, kanë kërkuar presidenti amerikan Barak Obama dhe sekretarja amerikane e Shtetit, Hilari Klinton në takimet në Uashington me kryeministrin grek Jorgos Papandreu, shkruan sot gazeta "To Vima".

Obama dhe Klintoni, siç theksohet, i kanë thënë Papandreut se nëse Greqia përgjigjet pozitivisht në kërkesën e tyre, Uashingtoni është i gatshëm ta informojë Këshillin e sigurisë së KB-së, se emri "IRJM" në të ardhmen mund të zëvendësohet me "Republika Veriore e Maqedonisë", ndërsa gjuha që flitet në vend si "gjuha veriore maqedonase".

Papandreu, sipas "To Vimës", e cila i referohet burimeve të lartë diplomatike amerikane e ka informuar Obamën dhe Klintonin se do të përgjigjet pasi që në detaje do ta shqyrtojë kërkesën e tyre.

Uashingtoni, siç theksojnë diplomatët amerikanë për gazetën, është fuqimisht i interesuar që të kompletohet përhapja e NATO-s në Evropën Juglindore, që nuk është e mundur pa zgjidhjen e problemit për emrin e Maqedonisë. SHBA-ja shpejton t'i inkuadrojë vendet e Ballkanit Perëndimor në NATO, për shkak të strategjisë së re mbrojtëse amerikane, e cila parashikon sistemim të mburrojave antiraketore në Evropën Lindore dhe në Mesdheun Lindor, në vend që në Poloni, Çeki dhe Baltik, siç është planifikuar më parë.

Vendet e rajonit të Evropës Lindore dhe Juglindore nën kushte të caktuara tashmë janë përgjigjur pozitivisht në kërkesën amerikane për sistemim të mburrojës antiraketore, shkruan "To Vima".

Ndërkohë, zëvendës-shefi i diplomacisë greke Dimitris Drucas, i cili e shoqëron Papandreun në Uashington për televizionin "Skaj" pohoi se çështja e emrit, krahas Qipros dhe marrëdhënieve me Turqinë, është një nga temat e takimeve me presidentin dhe me sekretaren shtetërore të SHBA-së. Ai pohoi se nga Athina nuk është kërkuar asgjë plotësuese dhe se pozicionet e saj në lidhje me çështjen e emrit janë "të qarta dhe mirë të njohura".


Publikuar: 10.03.2010 (17:24), Lexuar: 77 herė
Komentet

Komenti juaj
Ndalohet përdorimi i gjuhës degjenerues dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit.

Copyright © 2007 - 2010 Tv Koha. Tė gjitha drejtat e pėrmbajtura.
Developed by: Just5 Studio