Televizioni Koha
Lajme > Rajon > Tėrmet nė Kosovė.Ndihet edhe nė Shkup
Tërmet në Kosovë.Ndihet edhe në Shkup
10 mars- Shkalla e intensitetit ka qenë 4.5 shkallë sipas Richterit. “Epiqendra e tërmetit ka qenë në rajonin e Zubin Potokut, 15 kilometra në veriperëndim nga Mitrovica”, ka thënë zëvendësdrejtori i Entit Sizmik të Serbisë, Branko Dragiçeviq për radion “B92”,. Tërmeti i kësaj shkalle, sipas tij, ka mundur të shkaktojë dëme në ndërtimet e dobëta.
Tėrmet nė Kosovė.Ndihet edhe nė Shkup
- Një dridhje toke është ndjer sot, në orën 14:45, në Kosovë. Shkalla e intensitetit ka qenë e lartë dhe është ndjer në masë të madhe dridhja.Termeti eshte ndier eshe ne Shkup.

Paniku është përhapur ndër banorët e Prishtinës, të cilët, me të ndjerë tërmetin, kanë dal nga banesat dhe shtëpitë e tyre.

Shkalla e intensitetit ka qenë 4.5 shkallë sipas Richterit. “Epiqendra e tërmetit ka qenë në rajonin e Zubin Potokut, 15 kilometra në veriperëndim nga Mitrovica”, ka thënë zëvendësdrejtori i Entit Sizmik të Serbisë, Branko Dragiçeviq për radion “B92”,. Tërmeti i kësaj shkalle, sipas tij, ka mundur të shkaktojë dëme në ndërtimet e dobëta.

Sipas zyrtarëve të Ministrisë së Energjisë dhe Minierave të Kosovës tërmeti në territorin e Kosovës ka qenë me intensitet prej 5 shkallë të Richterit. Naim Zeqiri, zëdhënës i kësaj ministrie, në kuadër të së cilës vepron Zyra për Sizmologji, ka thënë se, sipas të dhënave, epiqendra e këtij tërmeti ka qenë Rrafshi i Dukagjinit, diku afër qytetit të Pejës. Sipas Zeqirit, brenda pak minutave, do të lëshohet edhe njoftimi zyrtar me detaje të tjera.

Tërmeti është ndjerë edhe në rajonin e Pejës, Gjilanit, Ferizajt, Vitisë, Istogut, Skenderajt dhe Drenasit.
Tërmet me intensitet prej katër deri pesë shkallë sipas Shkallës makroseizmike evropiane - 1998, është ndier sot pasdite në orën 14 e 38 minuta në pjesën veriore të Republikës së Maqedonisë.

Observatori seizmologjik pranë Fakultetit matematikor-natyror, informon se epiqendra e tërmetit ka qenë 120 kilometra në veriperëndim të Shkupit, ndërsa fuqia e tij në vatër ka qenë 4,8 ballë sipas Shkallës së Rihterit.


Ky tërmet është në vazhdën e tërmeteve që kanë ndodhur në botë dhe së fundi në Greqi. Ditë më parë Instituti Sizmik i Serbisë paralajmëroi se mund të ketë tërmet edhe në Kosovë.


Publikuar: 10.03.2010 (17:26), Lexuar: 282 herė
Komentet

Komenti juaj
Ndalohet përdorimi i gjuhës degjenerues dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit.

Copyright © 2007 - 2010 Tv Koha. Tė gjitha drejtat e pėrmbajtura.
Developed by: Just5 Studio