Televizioni Koha
Lajme > Maqedoni > Liderėt partiakė nesėr do tė bisedojnė pėr ndryshimet kushtetuese
Liderët partiakë nesër do të bisedojnë për ndryshimet kushtetuese
10 mars- Pjesëmarrjen në takimin e nesërm e ka konfirmuar edhe lideri i BDI-së Ali Ahmeti. Është e pasigurtë nëse do të vjen kryetari i PDSH-së Menduh Thaçi, i cili nuk mori pjesë në takimet e fundit të liderëve
Liderėt partiakė nesėr do tė bisedojnė pėr ndryshimet kushtetuese
Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe lideri i VMRO-DMNE-së Nikolla Gruevski për nesër në orën 13:30 në klubin e deputetëve e konvokoi takimin e liderëve, në të cilin në tryezë do të vendoset propozimi për ndryshimet kushtetuese në pjesën e Këshillit gjyqësor (KGJ).

Nga partia qeveritare sot njoftuan se përveç rritjes së numrit të gjykatësve në KGJ që do të zgjedhen nga radha e gjykatësve, ministri i Drejtësisë të mos jetë anëtar i këshillit, do të propozojnë edhe zvogëlimin e mandatit të anëtarëve të KGJ-së, që tash është gjashtë vjet, si dhe për përforcimin e kritereve për zgjedhjen e gjykatësve.

VMRO-DPMNE-ja është e gatshme të bisedojë për çdo propozim që do të vjen nga një burim serioz dhe relavant, por tash ata do të dëshironin të jetë i kahëzuar drejt këtyre propozimeve. Konsultime të vazhdueshme ka edhe me partnerin e koalicionit BDI-në, por edhe me partitë e tjera nga koalicioni.

Që të votohen këto ndryshime nevojitet shumica prej dy të tretave dhe shumica e Badenterit. "Shpresojmë se të gjitha partitë politike me përgjegjësi do të vendosen ndaj këtij prioriteti", theksojnë nga partia qeveritare.

Si fakt shtesë për pranimin e këtyre ndryshimeve theksohen edhe vërejtjet e parashtruara nga bashkësia ndërkombëtare, të cilat kanë të bëjnë me gjyqësinë.

Lidei i partisë më të madhe opozitare, LSDM-së, Branko Cërvenkovski, i cili konfirmoi se do të shkojë në takimin e nesërm të liderëve, paralajmëroi se çfarëdo hapje e Kushtetutës dhe ndryshimet e saj paraqesin rrezik për hapje të "Kutisë së Pandorës".

"Rrezik është që nga anë të ndryshme të vijnë iniciativa të ndryshme, propozime për ndryshime të pjesëve tjera të Kushtetutës dhe për këtë pa përgatitje të mirë dhe serioze nuk duhet të shpejtohet me iniciativa të këtilla", deklaroi Cërvenkovski pas vizitës së sotme në Peshtani.

Ai theksoi se "LSDM-ja si parti e përgjegjshme politike nuk ka për qëllim me propozime të saj të reja ta rrisë kaosin dhe konfuzionin që sundon në skenën aktuale politike në Republikën e Maqedonisë".

Demokracia e Re veçmë paralajmëroi se ka propozime edhe për ndryshime të tjera dhe se do t'i kumtojë kryetari i tyre, Imer Selmani në takimin e liderëve.

Pjesëmarrjen në takimin e nesërm e ka konfirmuar edhe lideri i BDI-së Ali Ahmeti. Është e pasigurtë nëse do të vjen kryetari i PDSH-së Menduh Thaçi, i cili nuk mori pjesë në takimet e fundit të liderëve


Publikuar: 10.03.2010 (17:37), Lexuar: 281 herė
Komentet

Komenti juaj
Ndalohet përdorimi i gjuhës degjenerues dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit.

Copyright © 2007 - 2010 Tv Koha. Tė gjitha drejtat e pėrmbajtura.
Developed by: Just5 Studio