Beckham:Ishte një mbrëmje dëshpëruese pasi të gjithë humbëm dhe jemi jashtë Champions League."
David Beckham, futbollist i Milanit, një kohë të gjatë do të ketë në kujtesën e tij disfatën e lartë me rezultat 4:0 nga gjiganti anglez, Manchester Unitedi, në tetën e finales së Champions League. Ishte një mbrëmje dëshpëruese pasi të gjithë humbëm dhe jemi jashtë Champions League. Ne pranuam një gol të hershëm dhe ata shënuan të dytit në fillim të pjesës së dytë. Dallimi mes dy ekipeve ka qenë tepër i madh, por Manchester United është një ekip i madh. Të jem këtu ishte diçka e veçantë. Fansat ishin të jashtëzakonshëm dhe i falënderoj, tha Beckham.